Përfundoi Konkursi VII-të Kombëtar për vlerat humanitare “Rinia dhe Kryqi i Kuq “.

Dje ishte dita e shpërblimit të mundit dhe përkushtimit për të gjithë pjesëmarrësit në Konkursi VII-të Kombëtar për vlerat humanitare “Rinia dhe Kryqi i Kuq “ të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Faza finale e konkursit u zhvillua në Tiranë, ndërmjet ekipeve më të mira fituese nga 32 ekipe të dala nga konkurrimi ndërmjet tyre. Konkurrimi ndërmjet ekipeve ishte shumë i fortë, vullnetarët ishin mjaft të përgatitur e për këtë arsye dhe diferenca ndër mjet tyre ishte mjaft e ngushtë.

Në fund të takimit vendin e parë e meritoi ekipi i degës së Kryqit të Kuq Tiranë, i ndjekur nga ekipi i degës së Kryqit të Shkodër dhe ekipi i Degës së Kryqit të Kuq Pogradec.
Të pranishëm në këtë veprimtari ishin Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Artur Katuçi të cilët ndanë çmimet dhe certifikatat përkatëse për fituesit.
Urime fituesve të këtij konkursi!

Ndajeni me miqte tuaj: