Përfundoi kampi veror i rinisë i Kryqit të Kuq Shqiptar

 

Pas një rrugëtimi të suksesshëm pesë ditor të kampit veror i rinisë i Kryqit të Kuq Shqiptar. 20 të rinjë vullnetarë nga degët e KK Gramsh, Tropojë, Malësi e Madhe, Has, Tepelenë, Delvinë, Krujë,  Laç, Mirditë, Pukë, Burrel, Bulqizë, Mallakastër, Skrapar, Përmet, Patos, Devoll, Ersekë, Shijak, Peqin morën pjesë në këtë aktivitet. Në ditët e zhvillimit të kampit, të rinjtë u njohën jo vetëm me historinë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqin e Kuq Shqiptar, por dhe si të jenë vullnetarë aktivë në nxitjen e veprimtarive humanitare të Kryqit të Kuq në degët prej  nga ata vijnë. Falenderojmë të rinjtë vullnetarë pjesëmarrës për angazhimin dhe përfshirjen e tyre aktive në temat e zhvilluara gjatë seancave plenare e interaktive.

Ndajeni me miqte tuaj: