Një delegacion i Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, i kryesuar nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate z. Fahad Abdeirahman Bin Sultan vizitoi Kryqin e Kuq Shqiptar. Kryqi i Kuq Shqiptar u vizitua gjithashtu nga përfaqësues të Kryqit të Kuq Italian. Delegacioni kryesohej nga Presidenti i Komitetit Rajonal të Umbrias, njëkohësisht dhe anëtar i Bordit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Italian z. Paolo Scura.
Delegacionet u pritën nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Magj. Ylli Alushi. Ndërmjet përfaqësuesve të dy shoqatave u diskutuan bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet shoqatave simotra dhe fushat e veprimtarive me interes të përbashkët në të ardhmen.