Gjenevë, 4 Dhjetor 2015 – Situata humanitare ka ndryshuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit, duke sjellë sfida të paparashikuara për aktorët humanitarë në dhënien e ndihmës së tyre për të gjithë ata që janë në nevojë; është kjo një deklarim i Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në prag të mbajtjes të një serie takimesh të nivelit të lartë që kanë filluar sot në Gjenevë.
Mbledhjet statutore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe kanë bërë bashkë rreth 2000 pjesëmarrës, përfaqësues të më se 190 shteteve, palë të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të Shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe nga pothuajse çdo vend të botës, si dhe nga Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për të diskutuar sot për çështjet më të nxehta humanitare.
“Këto takime janë një mundësi për komponentët e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe që së bashku me përfaqësuesit e Shteteve të çojnë përpara objektivat e përbashkët të Humanizmit,” tha z. Taderu Konoe, President i FNKK.
Sot, nevojat për ndihmë humanitare janë të tejet të mëdha. Ndryshimet klimaterike kanë rritur numrin e katastrofave natyrore dhe kanë krijuar situate klimaterike të paparashikuara dhe të ashpra, duke vënë në kërcënim komunitete në botë. Konfliktet, situatat politike të paqëndrueshme, krizat ekonomike, dhe pabarazitë e theksuara sociale kanë vënë miliona njerëz, përfshirë këtu dhe vullnetarë e staf të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe – përballë rreziqeve të pa tolerueshme, dhe kanë detyruar shumë më tepër njerëz të lënë shtëpitë e tyre që nga fundi i Luftës së dytë botërore.
“Ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme të bashkojmë forcat, të bashkohemi bazuar në ndjenjën njerëzore, bazuar në një respektim më të madh të të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare (DNH) në faktin që janë me miliona njerëz vuajnë nga konfliktet e armatosura, katastrofat dhe dhuna,” tha z. Peter Maurer, President i KNKK.
Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe janë një mundësi e veçantë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, me një qasje gjithnjë e më të madhe në komunitete dhe një rritje të kapaciteteve të vetë komunitetit që mbështetet nga burimet ndërkombëtare dhe solidariteti.
Gjatë këtyre mbledhjeve, pjesëmarrësit do të diskutojnë çështje që lidhen me nevojat dhe pasojat e krizave të sotme siç janë emigracioni, respektimi i DNH, aftësitë e komuniteteve për tu rikthyer në gjendjen e mëparshme, efektet psikologjike të dhunës së armatosur, dhe mbrojtjen e punonjësve dhe infrastrukturës humanitare dhe atë të shëndetit.
“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët dhe një detyrim kolektivë për të pasur një qasje te të gjithë ata që janë në nevojë. Të vetme, qeveritë mundet të mos kenë mundësi përgjigje për të gjitha sfidat që qytetarët e tyre përballin. Dhe ato më me shumë burimet duhet të bëjnë përpjekje të shumta për të përmbushur nevojat në rritje që sjellin sot të papriturat. Ne jemi më të fortë kur punojmë së bashku,” tha z. Konoe.
Duke folur për konfliktet, z. Maurer tha: “Kemi hyrë në një periudhë në të cilën konfliktet e armatosura janë të shumta në kompleksitetin dhe aktorët e përfshirë, më të gjatë në kohë, më të gjëra në impaktin rajonal, të pakufizuara në taktika dhe armët e përdoruara, dhe mbi të gjithë, shumë më të tmerrshme në vuajtjet që krijojnë. Kjo është një epokë e konflikteve të zgjatura të armatosura, që i shtohen një botë në luftë. ”
Mbledhjet statutore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe zhvillohen nga 4-10 dhjetor 2015 në Gjenevë. http://rcrcconference.org/.