Për një jetë të shëndetshme e të parrezikuar, sa më larg veseve – Një projekt i ri në fushën e shëndetit

Janari 2016, në fushën e edukimit shëndetësor, filloi edhe me një projekt të ri në favor të të rinjve të shkollave të mesme në 12 degët e mëdha të Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH).

Bazuar në të dhëna mbi shtimin e përdoruesve të drogave, të duhanpirësve dhe të abuzues me alkoolin nga të rinjtë në moshë adoleshence, KKSH hartoi një projekt me qëllim që të bashkonte zërin e tij dhe kontributin e vullnetareve për të parandaluar përdorimin e këtyre substancave që krijojnë varësi dhe shkaktojnë sëmundje, si edhe pasoja tepër të rënda shëndetësore, sociale, familjare, morale, etike, profesionale, ekonomike etj.

AIDS Qemal Stafa 6

Pas hartimit të një materiali të gjerë, të asimilueshëm, dhe “goditës” mbi këto substanca e dëmet e tyre, në muajin janar dhe në fillim të shkurtit u realizuan tre seminare trajnimi me sekretarët e 12 degëve, trajnerë të zinxhirit “Peer education” nga 12 degët dhe nga tre dhe katër vullnetarë lider, nxënës nga shkollat e mesme të 12 degëve, që do të përbënin bërthamën e skuadrave të shëndetit në degë, që bazuar në metodën “Të rinjtë për të rinjtë” do të realizonin në terren takimet me bashkëmoshatarët e tyre.

 

Ne dy javët e dyta të muajit shkurt dhe në javën e parë të muajit mars zhvilluan 18 takime me rreth 900 përfitues, përkatesisht në shkollat si më poshtë:

 

Dega e KK Tiranë : Shkolla e Mesme  “Qemal Stafa”, “A.Z.Cajupi”, “I.Qemali”, “S. Frashëri”;

Dega e KK Elbasan : Shkolla e Mesme “V.Kamani”;

Dega e KK Berat : Shkolla e Mesme “K.Capo”,  dy takime;

Dega e KK Dibër : Shkolla e Mesme “Sait Najdeni”;

Dega e KK Korçë : Shkolla e Mesme “Y.Dishnica”;

Dega e KK Vlorë : Shkolla e Mesme “H.Xhelo”;

Dega e KK Kukës :  Shkolla e Mesme “Havzi Nela”, dy takime;

Dega e KK Shkodër : Shkolla e Mesme “28 nëntori”,  dy takime;

Dega e KK Fier :   Shkolla  e Mesme “Janaq Kilica”;

Dega e KK Gjirokastër : Shkolla e Mesme “Asim Zeneli”;

Dega e KK Lezhë : Shkolla e Mesme Shënkoll, tri takime.

 

Ndajeni me miqte tuaj: