Pashkët 2020, “Solferino e kohës sonë”, si një rast për transformim

Përshëndetje e Presidentit të Federatës ndërkombëtare të kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuq dhe Kryqit të Kuq Italian me rastin e Pashkëve 2020

Pashkët 2020 do të mbahet mend përgjithmonë nga të gjithë ne, me dhimbje të thellë në zemrat tona: ne po përjetojmë situata epokale që kanë shënuar tashmë një hap para dhe një hap pas si në jetën tonë të përditëshme ashtu dhe në historinë botërore.
Ne përballemi në një luftë kundër një armiku të poshtër, të padukshëm, i aftë të minojë të gjitha siguritë toname anë të izolimit të detyruar, vdekjes, frikës së tmerrshme nga infektimi, dhimbjes dhe pasigurisë për të nesërmen. E këtë e shton akoma më shumë, pamja trishtuese e qyteteve të boshatisura, një realitet që duket sikur ka ngrirë, problemet ekonomike, pamundësia e kontaktit njerëzor, e një përkëdheljeje, e një përqafimi, pikërisht tani kur na duhen aq shumë.
“Solferino e kohës sonë”
Asnjëherë më parë Kryqit të Kuq nuk i është dashur që të përballet me një situatë të ngjashme me atë të origjinës së tij. Një “Solferino e kohës sonë”, ku shpëtimtari duhet të veprojë në situata të një rreziku të vazhdueshëm, i prekur dhe personalisht nga ajo që ndodh, por i detyruar të të jetë i ndërgjegjshëm, operacional, i kthjellët.
Pashkët si një mundësi transformimi
Ja pra, kjo është arsyeja pse unë shpresoj se “Pashkët në kohën e Coronavirus” do të jenë një rast për të gjithë ne për reflektim për një rilindje dhe për një transformim. Transformimi i cili është gjithashtu një fjalë kyçe, një simbol i punës së Vullnetarëve tanë. Aktiviteti i tyre në të gjithë botën, në fakt, ka për qëllim zbutjen e vuajtjeve njerëzore, duke shndërruar vështirësinë në shpresë.
Detyrë për të luftuar për ata që nuk e kanë këtë mundësi
Festa e Pashkëve, të cilat ne sigurisht që nuk mund t,i quajmë sot si të tilla, le të na gjej të angazhuar në vijën e parë të frontit për të dalë nga ky makth dhe në të njëjtën kohë, të ndalojmë së vajtuari të dashurit dhe kolegët tanë që na lanë, ndaj të cilëve kemi për detyrë të luftojmë edhe më shumë, për të kremtuar dhe nderuar sakrificën e tyre si një përgjigje ndaj dhimbjes së familjeve të tyre që janë dhe tonat. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë “kohën e mirësisë” kundër “kohës së virusit”. Është e rëndësishme të mos e ulim vigjilencën dhe të forcojmë aksionin tonë konkret dhe të lehtësojnë vuajtjet e më nevojtarëve. Secili nga ne mund të jetë një shembull dhe dëshmitarë i Parimeve tona. Pikërisht ky pasion dhe kjo nxitje do të thyejnë zinxhirët e vetmisë dhe do të na lejojnë të fitojmë.
Falënderimet e mia për vullnetarët dhe punonjësit e Kryqit të Kuq
Nga thellësia e zemrës dua të falënderoj të gjithë Vullnetaret dhe Vullnetarët e Kryqit të Kuq Italian për atë që kanë bërë, për atë që ata bëjnë dhe për atë që do të vazhdojnë të bëjnë, veçanërisht në këto momente. Pa ju asgjë nuk do të ishte e mundur. Ju jeni një vlerë kombëtare dhe më lejoni të them se unë kurrë nuk kam qenë aq krenar që jam Presidenti juaj. Faleminderit punonjësve të Kryqit të Kuq të cilët, me vetëmohimin e tyre, mbështesin Vullnetarizimin çdo ditë, duke na lejuar të jemi “kudo dhe për këdo”. Urimet më të mira për të gjithë ju! Është koha e mirësisë dhe e një rilindje të vërtetë.

Ndajeni me miqte tuaj: