Pas sulmit terrorist në Barcelonë, Kryqi i Kuq spanjoll organizon Ekipet e Emergjencës.

 
Pas sulmeve që ndodhën dje pasdite në Barcelonë, Shoqata ka dërguar me dhjetra efektivë të saj në qendër të qytetit, të pajisur me një ambulancë dhe tre automjete mbështetëse. Ekipet e Emergjencës do të sigurojnë kujdes shëndetësor, mbështetje psikologjike për të prekurit nga sulmi si dhe strehimin e tyre të menjëhershëm.
 
Në mënyrë të veçantë, Shoqata ka mobilizuar personelin e mbështetje psikosociale të Ekipeve të Reagimit në rast Emergjenve, të specializuar në ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe emocionale në situata të këtij lloji.
 
Për momentin, organizata ka dërguar ekipet e përkujdesit shëndetësor dhe psikosocial dhe dy automjete mbështetëse në Hotel Palace në Gran Vía de Barcelona, ku strehohen njerëzit që janë prekur nga sulmi, por dhe mjediset për rreth tij.
Foto Barcelona
 
Kryqi i Kuq ka vendosur gjithashtu ekipe të përkujdesit shëndetësor dhe psiko-sociale Në Plaza de Cataluña,, të pajisur me një ambulancë dhe një automjet, në mënyrë që të kujdeset për njerëzit që kanë nevojë në këtë pjesë të qytetit.
 
Përveç kësaj, Kryqi i Kuq po bën dhe shoqërimin e të prekurve që nuk kanë mundësi për në shtëpitë dhe hotelet e tyre.
 
Në total, organizata ka zhvendosur me dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të saj në qendër të Barcelonës, me gjasë që të përforcojë më shumë këtë kontigjent në orët në vazhdim.
 
Në këto momente të vështira, Kryqi i Kuq Shqiptar shpreh të gjithë mbështetjen e tij për Kryqin e Kuq Spanjoll dhe dhimbjen e tij për viktimat dhe të afërmit e tyre dhe gjende.
Ndajeni me miqte tuaj: