“Pandemia ka lulëzuar edhe nga pabarazia, çfarë dhe e ka përkeqësuar atë”

Komunikatë Shtypi
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
29/11/2021 |

Ndërsa Sesioni i veçantë i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë është duke diskutuar për të rënë dakord për një përgatitje dhe përgjigje mirë të koordinuar dhe të planifikuar ndaj pandemisë, Jagan Chapagain, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, tha:
“Pandemia ka lulëzuar nga pabarazitë çfarë dhe e ka përkeqësuar ato. Çdo instrument i ri ligjor, qoftë ai një traktat apo diçka tjetër, duhet të afirmojë një angazhim për barazi: barazi në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore dhe ato të përkujdesit, barazi në qasjen ndaj vaksinave, të dhënave, diagnostifikimit dhe trajtimeve të tjera, dhe barazi në qasjen ndaj përpjekjeve për rikuperim, duke përfshirë rimëkëmbjen ekonomike.
“Shpesh ne e neglizhojmë punën e rëndësishme në përgjigje ndaj pandemisë në nivel komuniteti. Ne kemi nevojë për investime të shtuara dhe koordinim në programe që vendosin komunitetin në qendër të përgjigjes.
“Kjo pandemi e ka bërë të qartë se ne kemi nevojë për zgjidhje të reja të guximshme – si në legjislacionin ndërkombëtar dhe në atë vendor të vendeve të ndryshme – me qëllim që të shmangim të njëjtat gabime.
“Emergjencat në shëndetin publik janë e kaluara dhe e tashmja jonë dhe ne do të përballemi sërish me to. Pandemia e COVID-19 nuk ka mbaruar, megjithatë dy vjet më pas ne jemi ende tepër reagues dhe të pakoordinuar. Variantet, si Omicron, do të vazhdojnë të shfaqen ndërsa virusi vazhdon të qarkullojë. Vaksinat, të dhënat dhe barazia e njohurive janë çelësi për mbrojtjen e popullsisë në nivel global.
“Bazuar në përvojën shumëvjeçare të FNKK&GjK në përgjigjen ndaj krizave shëndetësore në mbarë botën, dhe në mandatin e lëvizjes tonë për të ndihmuar qeveritë në mënyrë ligjore në fatkeqësitë dhe emergjencat e shëndetit publik, ne jemi të gatshëm për të punuar më fort në këtë drejtim. Cilido qoftë rezultati i sesioneve të tilla, ai duhet të jetë jo vetëm i fuqishëm në letër, por dhe transformues në realitet.”
Për më shumë informacion
Në Londër: Teresa Goncalves, +44 (0) 7891 857 056, teresa.goncalves@ifrc.org

Ndajeni me miqte tuaj: