Organizohet Workshopi me temë “Shëndeti Mendor dhe Mbështetja Psikosociale në emergjenca komplekse”.

Në kuadër të Programit të Mbështetjes Psikosociale, në datat 19-23 Maj 2021, në Kroaci u organizua një Workshop 4 ditor me temë “Shëndeti Mendor dhe Mbështetja Psikosociale në emergjenca komplekse”.

Mbështetja Psikosociale çdo ditë e më shumë po vlerësohet dhe po zë një vend të rëndësishëm në ndërhyrjet e Shoqatës kjo sepse ajo ndihmon individët dhe komunitetet të shërojnë plagët psikologjike dhe të rindërtojnë strukturat sociale pas një emergjence ose një ngjarje kritike.

Emergjencat e ndodhura së fundmi si pandemia e COVID-19, tërmete, përmbytje etj na shtynë të mblidhemi në këtë workshop për të diskutuar, për të ndarë eksperiencat por edhe për të marrë sa më shumë njohuri mbi efektet e emergjencave komplekse në shëndetin mendor të stafit, vullnetarëve dhe të prekurve nga karastrofat.

Workshopi u organizua nga Kryqi i Kuq Kroat dhe në të morën pjesë dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq Bullgar, Rumun, Slloven, Kroat, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
#KryqiKuqShqiptar #RedCross #RedCrescent #MHPSS #MentalHealthMatters #IFRC

Ndajeni me miqte tuaj: