Njoftim për publikun!

Të nderuar qytetarë,

Ditët e fundit në rrjetin social Facebook po qarkullon një reklamë me disa imazhe dhe mbishkrime ku aludohet se Kryqi i Kuq po shpërndan medikamente për kurimin e diabetit, prostatës dhe sëmundjeve të tjera. Dëshirojmë të sqarojmë të gjithë opinion publik se ky është një informacion i rremë që po përdoret për qëllime të përfitimit financiar dhe një shkelje e rëndë e “Ligjit për Përdorimin dhe Mbrojtjen e Emrit dhe Emblemës së Kryqit të Kuq”!

 

Sqarojmë edhe një herë qytetarët se Kryqi i Kuq Shqiptar  nuk shpërndan medikamente.  Për më tepër ndihmat humanitare nuk shiten, por ato u dhurohen njerëzve më në nevojë dhe ky është një proces që kryhet në bashkëpunim me autoritet qendrore dhe lokale.

Kryqi i Kuq Shqiptar e ka denoncuar tashmë këtë faqe pranë organeve ligj zbatuese dhe mbetet i vendosur për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të ndaluar mashtrimin.

Për çdo informacion të saktë mbi veprimtarinë tonë, ju ftojmë të informoheni pranë profileve zyrtare ose të kontaktoni Kryqin e Kuq Shqiptar në adresën info@kksh.org.al apo numrin e telefonit +355 4 22 22 037.

Ndajeni me miqte tuaj: