Të shumta ishin veprimtaritë e zhvillua gjatë kësaj jave në degë të ndryshme të Kryqit të Kuq. Ndërkohë që në degët e KK Tiranë, Durrës, Krujë, Laç, Lezhë dhe Shijak vazhdon me ritme të përshpejtuara operacioni i ndihmës për familjet e prekura nga tërmeti.
Kështu në Elbasan ka nisur fushata e provimit të vlerave humanitare që do të kurorëzohet me organizimin e Ekspozitës së vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”. Të parët janë fëmijët e shkollës “Jeronim De Rada” dhe “Ali Agjah” që janë angazhuar në këtë fushatë.
Dega Lushnje është angazhuar në sensibilizimin e nxënësve të Shkollës së Mesme në Grabian për Ndihmën e Parë si një domosdoshmëri në jetë, e po kështu dhe Dega Vlorë, që kanë bërë sensibilizim për Ndihmën e Parë me punonjësit e kompanisë “Panther Albania” shpk.
Në vëmendje të Degës Berat kanë qenë dhurimi vullnetar i gjakut duke zhvilluar një seancë dhurimi me punonjësit e Postës Shqiptare, të cilët dhuruan gjak për fëmijët talasemikë dhe zhvillimi i Kursit të Rrobaqepësisë për gratë dhe vajzat në nevojë, me qëllim integrimin e tyre në tregun e punës.
Ndërsa, Dega Pogradec ka organizuar një orë edukative me nxënësit e Shkollës ”Koli Gusho” me temë “Stop Duhanit, Alkoolit, Drogës”. #KryqiiKuqShqiptar, #KryqiiKuqShqiptarDegaLaç, #KryqiiKuqShqiptarDegaElbasan, #KryqiiKuqShqiptarDegaBerat, #KryqiiKuqShqiptarDegaPogradec,#KryqiiKuqShqiptarDegaVlorë.