Një bashkëpunim i ngushtë i Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH) me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Rendit

Muaji shtator i këtij viti,shënon një bashkëpunim të ngushtë dhe frutdhënës në fushën e dhurimit të gjakut. Të shumta kanë qenë veprimtaritë e zhvilluara nga njësitë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ato të Ministrisë së Brendshme.

Policia dhurim gjaku 2Më 11 Shtator  2015  efektivat e Policia Ushtarake për të tretën herë brenda harkut kohor prej 15 muajsh ju përgjigjën thirrjes të KKSH për të dhuruar gjak për pacientët në nevojë, veçanërisht për fëmijët me Talasemi. Dhuruan gjak 52 vetë dhe u treguan të gatshëm edhe ushtarakë të tjerë në rast nevoje.

Policia dhurim gjaku 3Po kështu, në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Policisë të Shteti dhe KKSH, u  organizua një fushatë sensibilizimi dhe dhurimi gjaku me të gjithë punonjësit e këtij institucioni. Nën moton “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë” si dhe nën shembullin personal të Drejtorit të Përgjithshëm z. Haki Çako,  më 10 Shtator dhuruan gjak mbi 22 vetë nga ky institucion. Forcat e Rendit që kanë për detyrë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, treguan kështu anën humane në ndihmë të njerëzve në nevojë. Drejtori i  Përgjithshëm i Policisë të Shtetit premtoi se një nismë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke u shtrirë në të gjithë strukturat në vend.

Më 28 Shtator,  thirrjes të KKSH për dhurim vullnetar të gjakut i është përgjigjur gjithashtu i gjithë efektivi i policisë në Fier  duke dhënë ndihmën e tyre për fëmijët talasemikë. Dhuruan rreth 20 vetë dhe në ditët në vazhdim shembulli i tyre do të ndiqet dhe nga pjesa tjetër e efektivit.

Policia dhurim gjaku 1Një tjetër institucion tregoi gatishmëri më 28 Shtator, Garda e Republikës. Efektivi i kësaj njësie ju përgjigj thirrjes të KKSH për dhurim vullnetar të gjakut. Në këtë institucion, dhuruan 22 ushtarakë. Institucioni premton se veprimtari të tjera do të organizohen në të ardhmen.

KKSH përcjell një falënderim të veçantë për drejtuesit e institucioneve dhe të gjithë dhuruesit e gjakut për gadishmërinë treguar.

KKSH i fton të gjithë institucionet, kompanitë, organizatat kudo që janë  të japin mbështetjen e tyre duke inkurajuar drejtuesit, punonjësit dhe anëtarët e tyre të dhurojnë gjak rregullisht.

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

Ndajeni me miqte tuaj: