Nisi shpërndarja e bonusit të tretë financiar për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019

Ka nisur shpërndarja e bonusit financiar i Kryqit të Kuq Shqiptar për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 (kësti tretë). Janë 1100 familje në të gjitha bashkitë dhe njësit vendore të dëmtuara nga tërmeti që përfitojnë këtë bonus, një mbështetje për ekonomitë familare në këto kohë të vështira. Kjo ndihmë është bërë e mundur falë Apelit të ndihmës të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe vjen pas fazës së parë të operacionit të ndihmës, asaj të shpërndarjeve të ndihmave ushqimore dhe jo vetëm për më nevojtarët. Këtu më poshtë, pamje nga shpërndarja e bonusit financiar në Degën e Kryqit të Kuq Laç.
#redcrossalbania #redcross #redcrescent
#thanksvolunteers👏👏👏
@programiirinise

Ndajeni me miqte tuaj: