Izolimi social i personave të moshuar është tashmë një problem shqetësues në Shqipëri. Dobësimi i lidhjeve tradicionale familjare, si pasojë e migrimit ose pamundësisë për të ofruar shërbime të përkujdesit për anëtarët e moshuar të familjes, po thekson gjithnjë e më shumë nevojën për të ofruar zgjidhje më të qëndrueshme.
Si pjesë e ndërhyrjes sociale për të moshuarit në nevojë, që prej Janarit 2025, Kryqi i Kuq Shqiptar po zbaton projektin rajonal ” Përmirësimi i shëndetit, aksesit, pjesëmarrjes dhe barazisë sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor”, i cili mbështetet financiarisht nga Ministria e Çështjeve Sociale të Austrisë! Bundesministerium für Soziales, Gesundheit, Pflege und Konsumentenschutz
Ky projekt do të kontribuojë në përmirësimin e aksesit në shërbime social-shëndetësore në komunitet nëpërmjet qendrave ditore si dhe në ofrimin e mbështetjes së kujdesit në banesë, si hapa të rëndësishëm për të krijuar një jetesë më dinjitoze dhe të qëndrueshme për këtë grupmoshë, si dhe për të afërmit e tyre që kujdesen çdo ditë për ta.
ProjektI synon, gjithashtu, forcimin e kapaciteteve të degëve zbatuese të Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë, Kryqi i Kuq Shqiptar,Dega Shkodër, Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Berat dhe Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Durrës për një ofrim sa më të mirë të shërbimeve për të moshuarit si dhe pajisjen e stafit dhe vullnetarëve me njohuri dhe aftësi thelbësore për të siguruar që ndihma të ofrohet në mënyrë efikase dhe profesionale.
Gjatë muajit janar , përfunduan takimet prezantuese të projektit në katër zonat e targetuara ku u prezantuan objektivat e projektit dhe sesi ky projekt do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve për të moshuarit e vetmuar.