Nga veprimtaritë e Degës së Kryqit të Kuq Berat

Javën e fundit, në degën e Kryqit të Kuq Berat janë zhvilluar disa aktivitete në fusha të ndryshme të veprimtarisë humanitare. Kështu gratë dhe vajzat pjesëmarrëse në projektin Integrimi i gruas në tregun e punës, kanë marrë mësimet e rradhës jo vetëm në aspektin profesional por dhe këshillimet e psikologes që kanë pasur në fokus informimin mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Në programin social vazhdon projekti “Mbështetje për moshën e tretë”. Vullnetarët dhe personali i projektit janë pranë të moshuarve për t’i ndihmuar për të pasur një moshim të lehtë e për të evituar kontaktet e shumta me ambientin e jashtëm si pasojë e pandemisë Covid-19. Vështirësitë në këtë periudhe pandemie te zgjatur bën që vullnetarët të jenë sa më pranë tyre, gjithnjë duke zbatuar protokollin e masave mbrojtëse.
Vlejnë për tu përmendur veprimtaritë e ndryshme të realizuara nga dega në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore. Kështu me efektivin e Policisë së Shtetit, pjesë e qarkullimit rrugor u realizua një trajnim sesi të japim Ndihmën e Parë në rast aksidenti. Ndërkohë më datën 21 nëntor, Drejtoria e Policisë së Qarku Berat në bashkëpunim me Kryqin e Kuq organizuan një aktivitet sensibilizues në rrugët kryesore të Qytetit, dhënia e Ndihmës së parë në një aksident rrugor si dhe u shpërndanë materiale informuese për drejtuesit e mjeteve dhe për kalimtarët e rastit.
Aktivitetet vazhdojnë.

Ndajeni me miqte tuaj: