Fillimisht, më 11 shtator, në kuadër të 8 shtatorit, Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, në bashkpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë, Vlorë u organizua një veprimtari sensibilizuese në komunitet për rëndësinë e dhënies së Ndihmës së Parë në çdo rrethanë dhe situatë që kërkohet.
Instruktorët dhe vullnetarë të degës së KK Vlorë, demostruan teknikat e dhënies së NP si dhe shpërndanë fletëpalosje me informacionin e nevojshëm.
Më 14 shtator, personeli i Prefekturës Vlorë, ju përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Në krye të kësaj iniciative ishte vetë Prefekti i Qarkut, Vlorë Z. Flamur Mamaj. Nën moton “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” Prefkti ju bëri thirje institucioneve të tjera në qytet t’i bashkohen kësaj nisme.
Më 17 shtator, ekipi i vullnetarëve të Ndihmës së Parë ka asistuar ndeshjen e futbollit, e vlefshme për Kategorinë Superiore, Flamurtari – Skënderbeu.