Nga veprimtaritë e degës së KK Librazhd

Java e parë e muajit prill ishte e plot me veprimtari për Degën e KK Librazhd. E nisur me mbledhjen e radhës së Këshillit të Degës e cila diskutoi për veprimtaritë dhe sfidat që presin degën në vitin 2019, ajo do të vazhdonte me një veprimtari të vullnetarëve të programit të shëndetit të cilët organizuan një seancë informimi mbi HIV/AIDS në Shkollën e Mesme “Ibrahim Muça” por dhe si të ruhemi nga substancat që krijojnë varësi Drogë, Duhan Alkool.
Takimi në shkollën e mesme u pasua nga një veprimtari sensibilizuese në Ditën Botërore të Shëndetit, “Për një shëndet më të mirë”. Vullnetarët e degës sensibilizuan komunitetin duke shpërndarë fletëpalosje dhe diskutuar me publikun për shëndetin. Kjo veprimtari sensibilizuese u shoqërua me një aksion pastrimi në Lagjen nr. 2 të qytetit, të realizuar me vullnetarët tanë dhe nxënësit e Shkollës së Mesme “Ibrahim Muça” të cilët
Dhe në mbylljes të saj, më datë 08 prill, Qendra Ditore e Moshës së Tretë u vizitua nga grupi rinor IMPACT i Kishës Ortodokse, Librazhd që së bashku me vullnetarët e degës zhvilluan disa aktivitete me të moshuarit. Në fund të aktivitetit Qendrës Ditore iu dhurua nga grupi rinor IMPACT i Kishës Ortodokse, Librazhd një televizor plazmë.

Ndajeni me miqte tuaj: