Kryqi i Kuq Shqiptar sivjet kremton 100 vjetorin e themelimit tij. Në këtë kuadër do të zhvillohet Konkursi XXII Kombëtar i Ndihmës së Parë, i cili përveçse një veprimtari tradicionale e shoqatës, është dhe aktiviteti kryesor i festimit në këtë përvjetor.
Konkursi do të zhvillohet në datë 2 Tetor 2021 nga ora 9.00 deri 16.00 në hapësirat përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit Nënë Tereza. Në konkurs do të marrin pjesë ekipet e Ndihmës së Parë nga 39 Degë të Kryqit të Kuq Shqiptar nga të gjitha qytetet kryesore të vendit, ku çdo ekip do të përfaqësohet me 5 vullnetarë të trajnuar për Ndihmën e Parë.
Konkursi ka për qëllim jo vetëm konkurrimin midis ekipeve pjesëmarrës nga 39 degë të KKSH, por edhe sensibilizimin e njerëzve, institucioneve dhe publikut të gjerë për rëndësinë e mësimit të njohurive dhe të teknikave të Ndihmës së Parë. Konkursi do të ketë 14 stacione simulimi si: aksident me makina, tërmet, zjarr në pyll, masazhi kardiak i zemrës, etj. e ku ekipet vullnetare do të performojnë me dhënien e ndihmës së parë për personat simulantë të lënduar, djegur, vrarë, etj.
Teknikat e dhënies së Ndihmës së Parë që praktikon KKSH janë bazohen në standardet e Qendrës Globale të Referencave të Ndihmës së Parë ku shoqata jonë aderon prej vitit 2005.
Moto e konkursit për këtë vit është “Ndihma e Parë Shpëton Jetë”. “Mësoni si jepet Ndihma e Parë!”
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 500 vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Nëpërmjet këtij aktivitet do të përcillet mesazhi në publikun e gjerë se çdokush është i aftë të japë ndihmën e tij, mjafton që të jetë i trajnuar mbi ndihmën e parë.
Kryqi i Kuq Shqiptar
