Botuar më: 29 avril 2015 – Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Ndërkohë që shiu bie me furi, shumë familje qëndrojnë në strehë. Shumë prej shtëpive në këtë zone të Bhaktapur në Katmandu janë shkatërruar plotësisht; disa qëndrojnë ende në këmbë, por duket se ato mund të rrëzohen nga çasti në çast. Një grup punonjësish dhe vullnetarësh të Kryqit të Kuq Nepalez në shi. Ata janë caktuar të ndihmojnë ushtrinë në përpjekjet e kërkim – shpëtimit, por shiu e bën këtë shumë të rrezikshëm dhe prandaj misioni është pezulluar.
“Një grup tjetër ka gjetur trupat sot në mëngjes. Dje kemi gjetur katër fëmijë të gjallë “, thotë Krishna Ram Thapa, përgjegjësi i grupit dhe pjesë e projektit të Kryqin e Kuq lokal. Vetë Krishna është prekur nga tërmeti, ashtu si shumë nga punonjësit dhe vullnetarët që ndihmojnë. Ai ishte duke punuar në fushë së bashku me gruan dhe nënën kur toka filloi të lëkundej. I tmerruar nga çfarë po ndodhte, nxitoi për në shtëpi ku ishte i ati dhe djali I tij duke parë televizor. “Shtëpia është e vendosur në një vend të pjerrët. Fillimisht ndërtova një strehë për familjen time dhe për katër familje të tjera me material vendore të cilat jemi në gjendje ti gjejmë vetë. Fill pas kësaj kam filluar të ndihmojë të tjerët me Kryqin e Kuq.”
Dega e Kryqit të Kuq e rajonit të Bhaktapur, por dhe të tjerat janë duke bërë më të mirën e mundshme për të filluar shpërndarjen e ujit të pijshëm sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe ndërsa operacionet e kërkim – shpëtimit janë duke vazhduar, shumë prej tyre janë duke menduar për zgjidhje afatgjata për strehim dhe mbështetje.
– Për më shumë shiko në: http://www.ifrc.org/fr/nouvelles/nouvelles/asia-pacific/nepal/krishna-lost-his-home-three-days-ago–now-he-is-focusing-on-helping-others-68522/#sthash.s7fhvxsx.dpuf