Kështu, falë kontributit të shkollave të qytetit Fier u bë e mundur të ndihmohen shumë familje të nevojë të këtij qytetit. Fushata u realizua me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore.
Ajo vazhdon me ritme të përshpejtuara dhe në degën e KK Tiranë. Janë shkollat “Viktor Hygo”, Shkolla e Bashkuar në Vaqar, shkolla “Ymer Kurti” në Ndroq, por dhe shkolla “1 Qershori” dhe shkolla në Yzberisht që i janë bashkuar kësaj fushate.
Në Degën e Kryqit të Kuq Berat janë ndihmuar 15 familje, falë një donacioni nga Big Market dhe në degën e KK Kuçovë, falë mbështetjes së donatorëveu mbështet familja Kanani.
Me intensitet vazhdon fushata dhe në Degën e KK Lezhë. Kësaj radhe janë kolektivat e shkollave “Nënë Tereza” dhe “Pjetër Zarishi” që jo vetëm organizuan mbledhjen e ushqimeve por dhe kontribuuan në shpërndarjen e tyre për familjet në nevojë.
Në degën e Kryqit të Kuq, Korçë, falë solidaritetit të treguar të nxënësve të shkollave që ju bashkuan kësaj fushate, u bë e mundur të ndihmoheshin një numër familjesh në nevojë.
Fushata vazhdon!