Sot, më datë 9 janar u realizuan dy shpërndarje të tjera të ndihmave për familjet në nevojë të prekura nga tërmeti. Ato u realizuan nga Dega e Kryqit të Kuq Durrës për 60 familje në fshatin Shkallë-Manzë dhe nga Dega e Kryqit të Kuq Krujë për 80 familje, 44 nga të cilat në fshatin Murqinë dhe 36 në fshatin Mazhë e Vogël. Ndihma një mujore për çdo familje përbëhet nga 20.5 kg ushqime bazë+20 kg miell, 1 kit higjenik mujor familjar dhe 5 batanije.
Kjo shpërndarje u realizua falë kontributit të Programit ECHO të Bashkimit Europian në mbështetje të Apelit të ndihmës të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për Shqipërinë, Kryqi i Kuq Gjerman dhe Kryqi i Kuq Shqiptar. #EUaid, #EuCivPro, #rescEU, #kryqiikuqshqiptar, #germanredcross, #DRK, #kryqiikuqshqiptardurrës.