Një tjetër seancë dhurimi gjaku u realizua sot në Degën e Kryqit të Kuq Shijak. E veçanta e kësaj seance ishte qëllimi i organizimin të saj. Ajo u organizua posaçërisht për fëmijët talasemikë të rrethit te Lushnjes. Thirrjes së Degës për të dhuruar gjak ju përgjigjën vullnetarë dhe qytetarë të shumta. Dhurimi i gjakut në Degën e Kryqit të Kuq Shijak po kthehet në një traditë të mirë qytetare duke reflektuar humanizem. Faleminderit dhuruesve she vullnetarëve!
