Në ndihmë të emigrantëve, që kërkojnë një jetë më të sigurt

 

Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK)– Jemi shumë të lumtur se më datë 9 gusht nisi punën misioni i përbashkët i kërkim shpëtimit ndërmjet Kryqit të Kuq Italian dhe Stacionit të ndihmës për emigrantët, që mbështetet nga FNKK, i cili që në ditën e parë të punës ka shpëtuar 320 persona.

 

Anija e kërkimit dhe e shpëtimit Responder është nisur nga Malta më datë 9 gusht në orën 7 të mëngjesit. Një ekip prej pesë personash të kryqit të Kuq që ndodhet në bord është përgjegjës në ndihmën pas shpëtimit të emigrantëve, ndihmë që përbëhet nga ndihma e parë, përkujdesja mjekësore, ushqim dhe ujë, veshje të thata dhe batanije përgjatë qëndrimit të tyre në anije.

 

Jo më shumë se 24 orë nga nisja e këtij misioni, anija është angazhuar në rastet e para të shpëtimit. Janë katër anije që janë ndihmuar me 30, 22, 124 dhe 151 pasagjerë në to, përfshirë këtu dhe 11 fëmijë të pashoqëruar që janë gjetur në anijen e parë. Emigrantët janë tashmë në bord në pritje për tu kthyer në Itali. Pas zbritjes në tokë të Emigrantëve, anija Responder do të niset menjëherë në misionin e radhës dhe do të vazhdojë të veprojë në shpëtim të jetë të njerëzve, ku pritet të shpëtohen rreth 1 100 persona çdo muaj.

Ndajeni me miqte tuaj: