Një bashkëpunim i ngushtë i Drejtorisë së Emergjencave Civile dhe Degës së Kryqit të Kuq Elbasan për trajnimin e skudarave vullnetare të Mbrojtjes Civile.
Drejtoria e Emergjencave civile në Bashkinë Elbasan, ka miratuar një Program Trainimi me vullnetarët e mbrojtjes civile “Mbi zvogëlimin e rrisqeve nga fatkeqesitë natyrore dhe realizimin e mbrojtjes civile”.
Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Elbasan është pjesë e grupit trainues me vullnetaret e tij dhe do të jetë prezent në të gjitha takimet për të folur e demostruar teknika të dhënies së Ndihmës së Parë në raste fatkeqësishë natyrore.
Me bazë materiale të pasur dhe fletëpalosje të Programit të përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash dhe Ndihmë e Parë, vullnetaret tanë do të sensibilizojnë dhe traijnojnë vullnetarët e mbrojtjes civile në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Elbasan, ashtu siç kanë vepruar deri tani në një numër prej tyre si në njësinë administrative 3 dhe 4 të Elbasanit dhe në komunën Labinot-Mal, Labinot- Fushë, Zavalinë dhe Gjinar. Pjesë e grupit trajnues janë: Specialistë të Drejtorisë së Emergjencave Civile Elbasan, Kryqi i Kuq, Dega Elbasan dhe Drejtoria e Zjarrfikses Elbasan.