Në degët e KK çelen Ekspozitat e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”

 

 

Prej më se dy javësh, ka nisur hapja e Ekspozitave Vizatimore “Fëmijët dhe Kryqi Kuq” në të gjitha Degët e Kryqit të Kuq. Çelja e ekspozitave në degë është përmbyllja e fazës së parë të këtij projekti madhor të Kryqit të Kuq Shqiptar që synon promovimin e vlerave humanitare të Kryqit të Kuq te fëmijët.

 

Nga punimet më të mira të ekspozitave në nivel dege, do të organizohet në Tiranë më datë 8 maj, në Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, Ekspozita Kombëtare e Vizatimit.

 

Këtë vit kjo fushatë promocionale u zhvillua me moton “Vullnetarizmi nuk njeh moshë”. Fushata e realizuar në kohë dhe me cilësi është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Drejtoritë Arsimore, dhe kontributit të vyer të vullnetarëve të Programit të Rinisë dhe të Vlerave Humanitare që kanë punuar me dëshirë në përcjelljen e informacionit më të mirë të Kryqit të Kuq te fëmijët e shkollave 9 vjeçare.

Ndajeni me miqte tuaj: