Në ambientet e Cirkut Kombëtar “Metropol” u zhvillua një aktivitet me 100 fëmijë jetimë në komunitet

Fushata e Fondeve Maj – Qershor vazhdon. Në ambientet e Cirkut Kombëtar “Metropol” u zhvillua një aktivitet me rastin e 1 Qershorit me 100 fëmijë jetimë në komunitet dhe 11 fëmijë të grave në disavantazh që ndjekin Kursin e rrobaqepësisë pranë Degës së KK Tiranë. Kjo veprimtari u mbështet nga Agna Group, Tirana Bank, New Jork High School dhe Shkolla e Mesme “Qemal Stafa”.
Artistët e Cirkut i gëzuan fëmijët me një shfaqje shumë të bukur. Në fund të shfaqjes u shpërndanë dhuratat e përgatitura nga donatorët për të gjithë fëmijët. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe fëmijët shkëmbyen shumë dashuri me vullnetarët e Degës të cilët dhanë ndihmën e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.
Faleminderit Agna Grup,Tirana Bank, New Jork High School, Shkolla e Mesme “Qemal Stafa” dhe Cirku Kombëtar për gjithçka bëtë për realizimin e këtij aktiviteti për fëmijët jetimë.

Ndajeni me miqte tuaj: