Ndihmë popullit sirian që po vuan pasojat e një lufte tashmë tepër të gjatë e me pasoja mjaft të rënda. Ishte pikërisht ku qëllimi i nismës së ndërmarrë nga Kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, Elbasan dhe President të Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi.
Sot në orën 11, në Sallën e Konferencave të Hotel “Skampa” Elbasan, në prani të përfaqësuesve të të gjitha feve në këtë rajon, si dhe në praninë e medias. Dy kryetarët bënë të njohur këtë inciativë dhe i bërë thirrje të gjithë individëve dhe bizneseve që të japin kontributin e tyre për ata që ndodhen në nevojë në Siri.
Dy nga donatorët e parë që ju përgjigjën thirrjes, ishin Myftënia e Elbasanit që dhuroi shumën e 5 milion lekeve (të vjetra) dhe Kompania e Sigurimit SIGAL UNIQUA GROUP në shumën e 1 milion lekëve. (të vjetra)
Fushata e nisur sot, do të shtrihet në të gjithë vendin dhe rezultatet e saja do të bëhen të njohura në median publike.