Ndihma ushqimore për të moshuarit e vetmuar dhe familjet më në nevojë
Në përgjigje të situatës së krijuar nga COVID-19, prej dy javesh, të gjitha degët e Kryqit të Kuq Shqiptar janë angazhuar në përgatitjen dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet më në nevojë në komunitet. Deri tani janë mbështetur me ndihma ushqimore 350 familje në nevojë.
Deri tani janë 13 degë të Kryqit të Kuq Shqiptar në mbarë vendin që në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë hartuar listat e përfituesve, në përbërje të të cilave janë kryesisht të moshuar të vetmuar dhe familje më në nevojë.
Ndihmat janë dërguar pranë vendbanimeve të gjithësecilit nga ekipet e vullnetarëve dhe të punësuarve të Kryqit të Kuq.
Shpërndarja e ndihmave është realizuar konkretisht në degën e KKSH Shkodër 30 familje, Durrës 30 familje, Librazhd 20 familje, Elbasan 30 familje, Berat 20 familje, Kukës 30 familje, Fier 20 familje, Vlorë 30 familje, Dibër 30 familje, Lezhë 30 familje, Tiranë 44 familje, Kucovë 20 familje, Lushnje 20 familje.
Operacioni i ndihmave vazhdon dhe në degë të tjera.