Komunikatë shtypi
Budapest/Gjenevë, 15 janar 2021 – Tre kamionë të ngarkuara me ndihma emergjente për më shumë se 3,000 migrantë të bllokuar në Bosnjë dhe Hercegovinë do të mbërrijnë sot në orët e vona të ditës (15 janar). Veshje të ngrohta, batanije dhe uji i pijshëm nga Kryqi i Kuq Italian do t’u shpërndahen emigrantëve të cilët ndodhen në kushte të mjerueshme pranë kufirit kroat që nga shkatërrimi nga zjarri i kampit Lipa muajin e kaluar, duke lënë rreth 1,400 njerëz pa strehë. Ndihma do t’u shpërndahen dhe emigrantëve në nevojë në zona të tjera të vendit.
Ekipet e ndihmës të Kryqit të Kuq të Bosnjës dhe Hercegovinës vazhdojnë punën në terren duke siguruar ushqim, pije të nxehtë, veshje të ngrohta, strehim dhe ndihmë të parë për mijëra emigrantë në të gjithë kantonin Una-Sana. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), Francesco Rocca, bëri thirrje për një qasje të vërtetë evropiane të përbashkët për emigracionin. Ai tha se situata humanitare në Bosnjë dhe Hercegovinë është rezultat i strategjisë së jashtme të Bashkimi Europian që i ekspozon emigrantët ndaj rreziqeve në rritje, në kufijtë e saj të jashtëm, duke shtuar se emigrantët dhe komunitetet lokale nuk mund të lihen të ekspozuara ndaj rreziqeve dhe nevojave në rritje.
“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për mirëqenien, qasjen në shërbime dhe mbrojtjen e mijëra emigrantëve që ndodhen në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ne po punojmë me të gjithë aktorët e interesuar për të siguruar që emigrantët të kenë qasje të menjëhershme në një strehim të sigurt dhe dinjitoz, përfshirë ngrohjen dhe ujin, deri sa të gjenden një zgjidhje më e qëndrueshme. “Askush nuk duhet të jetojë në kushte të tilla të tmerrshme. Emigrantët duhet të kenë qasje në ndihmë humanitare, përfshirë shërbimin shëndetësor dhe nuk duhet të lihen të pa strehë në kohë të tillë ngricash. Kjo është e papranueshme. Shtetet anëtare të BE duhet të tregojnë solidaritet dhe të mos lënë migrantët dhe autoritetet vendore në Bosnjë dhe Hercegovinë për t’u përballuar të vetëm në këtë situatë, “tha Z. Rocca.
FNKK&GjK shpreh gjithashtu shqetësimin në lidhje me situatën me të cilën përballen komunitetet vendore. Këto komunitete kanë qenë në nevojë edhe para mbërritjes së emigrantëve dhe fillimit të pandemisë COVID-19. Numri i shtuar i personave në këto komunitete ka krijuar presion mbi shërbimet dhe infrastrukturën. Si rezultat, FNKK&GjK po mbështet nga Kryqi i Kuq vendas për të drejtuar ekipet e ndihmës që synojnë të ndihmojnë 50,000 emigrantë dhe 4,500 persona nga komunitetet pritëse deri në fund të vitit 2021.