Ekipet e Ndihmës së Parë të Kryqit të Kuq Shqiptar janë të pranishëm në stadium në të gjitha ndeshjet e futbollit të kategorisë superiore, dhe të Ekipeve kombëtare të të gjitha moshave. Ky shërbim kryhet në zbatim të marrëveshjes së arritur ndërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kryqit të Kuq Shqiptar në fillim të këtij viti.
Një shembull i mirë për korektëisnë dhe realizimin me standarde të shërbimit është ekipi i Ndihmës së parë i Degës së KK Elbasan, që për arsye dhe të stadiumit ka një ngarkesë më të madhe se ekipet e degëve të tjera.
Fotot japin aspekte të dhënies së Ndihmës së Parë nga ekipi i vullnetarëve të Ndihmës së Parë i degës së KK Elbasan, në ndeshjet mes ekipeve Kombëtare U.21, Shqipëri-Bosnje-Hercegovine, gjatë ndeshjes së superkupës së Shqipërisë, dhe asaj ndërmjet ekipeve U 19 të Kosovës dhe Shqipërisë,
Falenderojmë vullnetarët për kontributin e tyre!
