Ndalimi i armëve bërthamore: “Sot është një ditë historike. Ne u bëjmë thirrje lidërve botërorë të veprojnë me guxim dhe të bashkohen me anën e duhur të historisë ”
Komunikatë Shtypi e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Gjenevë / Nju Jork, 24 tetor 2020 – Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe mirëpret hyrjen në fuqi të Traktatit të Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore (TNAB).
Tashmë pesëdhjetë shtete kanë ratifikuar Traktatin, që do të thotë se për 90 ditë ai do të hyjë në fuqi si një instrument i së drejtës ndërkombëtare humanitare. Traktati është marrëveshja e parë globale e zbatueshme nga të gjitha palët për të ndaluar në mënyrë gjithëpërfshirëse armët bërthamore. Traktati ndalon përdorimin, kërcënimin për përdorim, zhvillimin, prodhimin, testimin dhe grumbullimin e stoqeve rezervave të tyre. Traktati kërkon që Shtetet të angazhohen për pastrimin e zonave të ndotura dhe për të ndihmuar viktimat e këtyre armëve. Duke siguruar rrugë për eliminimin e armëve bërthamore, TNAB është një element i domosdoshëm në drejt të ndërtimit të një bote pa armë bërthamore
Francesco Rocca, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), tha:
“Sot është një ditë historike: vetëm disa vjet më parë, ëndrra e njohur e komuniteti ndërkombëtar për ndalimin e armëve bërthamore dukej e parealizueshme. Kjo është një fitore për çdo qytetar të botës dhe demonstron rëndësinë e vendimamrrjes nga të gjitha palët. Unë do të doja të përgëzoja të 50 Shtetet që kanë ratifikuar traktatin dhe t’u bëj thirrje të gjithë liderëve të tjerë të botës të veprojnë me guxim dhe t’i bashkohen anës së duhur të historisë.
“Në fakt bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk mund të shpresojë të merret me pasojat e një konfrontimi bërthamor. Asnjë komb nuk është i përgatitur të merret me një ballafaqim të tillë. Ne duhet ta parandalojmë atë për të cilën nuk mund të përgatitemi, “, tha z. Rocca.
Në botë ka mbi 14,000 bomba bërthamore, mijëra prej të cilave janë gati të lëshohen në çast. Fuqia e shumë prej këtyre armëve luftarake është dhjetëra herë më e madhe se bombat e hedhura në Nagasaki dhe Hiroshima.
Peter Maurer, Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) tha:
“Sot është një fitore për njerëzimin dhe një premtim për një të ardhme më të sigurt. Shpesh kemi parë të veprojë logjika e rrezikshme të parandalimit bërthamor që e tërheq botën në prag të shkatërrimit. Shumë njerëz i pranojnë armët bërthamore si pjesë e pashmangshme e arkitekturës ndërkombëtare të sigurisë. Traktati mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore na lejon të imagjinojmë një botë të lirë nga armë të tilla çnjerëzore, si një qëllim të arritshëm. ”
Në vitet e kaluara, liderit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe kanë kërkuar nga liderit qeveritarë, parlamentarë, akademikë dhe publiku i gjerë për të reflektuar në thellësi mbi pasojat humanitare të armëve bërthamore dhe për nevojën për të pasur një angazhim ligjërisht të detyrueshëm për ndalimin e tyre dhe në një periudhë më afatgjatë, eliminimin e tyre. Ata gjithashtu u kanë bërë thirrje shteteve zotëruese të armëve bërthamore që urgjentisht të ndërmarrin hapa e nevojshmë për të zvogëluar rreziqet e menjëhershme të përdorimit të armëve bërthamore nga qëllimi, llogaritja e gabuar ose aksidenti, dhe në një periudhë më afatgjatë për të nënshkruar dhe ratifikuar traktatin.
Ndalimi dhe eleminimi i armëve bërthamore është një domosdoshmëri humanitare dhe një premtim për brezat e ardhshëm se ata kurrë nuk do të duhet të jetojnë nën kërcënimin e katastrofës bërthamore siç e kemi përjetuar në 75 vitet e fundit.
“Në asnjë rrethanë, përdorimi i armëve bërthamore nuk është i papranueshëm në aspektin humanitar, moral dhe ligjor. Ne jemi të gatshëm, së bashku me Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të vazhdojmë të bëjmë avokatinë tonë për të ndërtuar një botë pa armë bërthamore: ne duhet të përshkallëzojmë dhe të intensifikojmë përpjekjet tona. Ne duhet ta bëjmë atë për brezat e ardhshëm, ”përfundoi z. Rocca.