- Festimi i 1 Qershor me fëmijët e grave në nevojë që ndjekin Kurset e Rrobaqepësisë dhe Kuzhinës pranë Degës. Ndërkohë që me 40 fëmijët jetim të Shoqatës së Fëmijëve të Tiranës u organizua një festë në bashkëpunim me ABI bank që shpërndau për fëmijët pako me lodra;
- Në datën 5 qershor, Dita Botërore të Mjedisit, vullnetarët e Kryqit të Kuq Tiranë ndërmorën një nismë sensibilizuese në disa rrugë të Tiranës, me kalimtarë të ndryshëm nën moton “Mjedis i Pastër, Jetë e Shëndetshme”;
- Në datën 14 qershor në Ditën Botërorë të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, në parkun Rinia u organizua aktivitet sensibilizues dhe Në këtë aktivitet vullnetarët e degës kanë sensibilizuar kalimtarë të shumtë dhe kanë arritur të bëjnë ndërgjegjësimin e tyre për dhurimin vullnetar të gjakut;
- Në kuadër të veprimtarive në zbatim të marrëveshjes për shërbimin komunitar u realizuan 1 seancë me nxënësit e shkollës “Q. Stafa” për programin e shëndetit ku morën pjesë 35 nxënës;
- Instruktorë dhe vullnetarë të trajnuar për ndihmën e parë kanë demonstruar teknikat e dhënies së ndihmës së parë me të rinj të shoqatës “Akropoli i ri”. Morën pjesë 1 instruktor dhe 2 vullnetarë, përfituan 20 të rinj;
- Ekipet e NP kanë asistuar në të gjitha ndeshjet e futbollit organizuar në Tiranë;
- Nga vullnetarët e programit të shëndetit janë realizuar 3 seanca informimi për HIV-AIDS në shkollën “Qemal Stafa”, në shoqatën “Akropoli i ri” dhe në shkollën 9 vjeçare “Skënder Luarasi” me pjesëmarrjen e 85 nxënës; në projektin “Jo Drogës, Duhanit, Alkoolit” 2 seanca informimi me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” dhe në shoqatën “Akropoli i ri” në të cilat morën pjesë 55 nxënës dhe në projektin “Higjiena Personale” 2 biseda me 85 fëmijë në Çerdhen nr 51 dhe në Kopshtin 24;
- Për Dhurimin Vullnetar të Gjakut janë realizuar 15 seanca dhurimi dhe janë marrë 313 njësi gjaku. Për periudhën Janar – Qershor janë dhuruar 1910 njësi;
- Edhe gjatë janë zhvilluar kurset me 892 kandidatë për drejtues automjeti, ku janë angazhuar 16 instruktorë të NP. Kurse janë zhvilluar gjithashtu me personelin e NOA, Big Market, Fakulteti i Arkeologjisë, por guidat turistike, etj. ;
- “Qendra Ditore për të Moshuarit” është frekuentuar rregullisht nga të moshuarit, ku ndër të tjera janë zhvilluar veprimtari të larmishme, kontrolle mjekësore, etj. ;
- Përfundoi kursi i dytë për rrobaqepësi në zbatimit të projektit “Përfshirja e gruas në tregun e punës” me 11 përfituese si dhe kursi i kuzhinës me 14 përfituese të cilat u pajisën me certifikatat përkatëse;
- Përfundoi fushata e mbledhjes së fondeve Maj – Qershor ku institucione të ndryshme i janë përgjigjur thirrjes së degës dhe kanë kontribuar me veshmbathje, ushqime dhe vlera monetare në ndihmë të njerëzve në nevojë. Institucionet që na mbështetën janë: “Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, “Aeroporti Nënë Tereza”, “Kryeministria”, shkolla “Avni Rustemi”, “Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarjes”, “Forcat e Armatosura”, “Bashkisë Tiranës”, “Intesa San Paolo Bank”, “Banka Kombëtare Tregtare”, shkolla “Fenix”, “Albcontroll”, shkolla “Protagonisti”, “Albanian University”, shkolla “Sami Frashëri”, shkolla “Neë York High School”, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, “Universiteti Europian i Tiranës”, Kolegji “Arsakeio i Tiranës”, shkolla “Kristaq Rama”, “Shga Trans sh. a”, “Facile. it”, “ABI Bank”;
Si rezultat i punës së bërë nga vetë vullnetarët, të zgjedhurit dhe stafi, janë rekrutuar 12 vullnetarë të rinj, 1650 anëtarë të rinj, si dhe janë angazhuar në veprimtaritë e organizuar nga dega 50 vullnetarë.