27 Jan 2018 |
“Sot më shumë se kurrë, është nevoja për një veprim të përbashkët në nivel ndërkombëtar, për tu siguruar se askush nuk është harruar: ne nuk mund të heshtim ndaj njerëzve që mbyten në det, ndaj masakrave ndaj civilëve, bombave dhe plumbave që shënjojnë vullnetarët tanë dhe institucionet shëndetësore.”
Këto ishin disa nga fjalët që ju drejtuan Hirësisë së tij Papa Franceskut nga Presidenti i Federatës ndërkombëtare Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK) Francesco Rocca, më 27 janar të këtij viti, në një takim në Vatikan, ku ishin të pranishëm 6000 vullnetarë të Kryqit të Kuq Italian, si dhe drejtues të 16 shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe nga mbarë bota. Në fjalën e tij, Presidenti Rocca theksoi një numër cështjesh të rëndësishme si vulnaribilitetet e reja sociale, emergjencat humanitarë kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe roli thelbësor i vullnetarë në përballimin e tyre.
Papa Francesku pëshëndeti miliona vullnetarë të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në mbarë botën që ndihmojnë “në rrëzimin e hijes së indiferencës dhe të prapambetjeve kulturore që hasen kaq shpesh sot” dhe që me shumë dashuri, “vendosin në qendër të vëmendjes njeriun dhe jo paranë, në qëndër të jetës sociale.” Ai gjithashtu i nderoi aktin e dhjetrave prej tyre që bënë sakrificën e fundit duke dhënë jetën, ndërkohë që përpiqeshin të shpëtoni të tjerët.
Në fjalën e tij, Presidenti Rocca theksoi gjithashtu se për vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe “nuk ka kriza të harruar apo vende të largëta”. Për ta, “humanizmi është parimi udhëheqës që bëhet realitet në zonat e konfliktit, në anijet e kërkim-shpëtimit në Detin Mesdhe, në Italinë Qendrore pas tërmetit, dhe çdo ditë me të moshuarit, fëmijët, të pastrehët, më nevojtarët dhe të gjithë ata që rrezikojnë të lihen në harrësë. Pritja e ngrohtë, mbrojtja e dinjitetit të çdo qenieje njerëzore dhe mbrojtja dhe promovimi i integrimit janë përparësi për ne “.