Më shumë se 15,000 njerëz kanë mbërritur në Bulgaria gjatë vitit 2006, në rrugëtimin e tyre për në Europën Perëndimore dhe atë Veriore – dukshëm shumë më pak se në vitin 2015, për shkak të forcimit të kontrollit të kufijve. Me gjithë të ftohtit e dimrit dhe temperaturat në rënie deri në minus 10 gradë, janë rreth 200 emigrantë që mbërrijnë çdo javë në këtë vend.
Pas Italia dhe Greqia, aktualisht është Bullgaria vendi që pret më shumë emigrantë të bllokuar, shifra zyrtare e të cilëve arrin në 6 500 njerëz në të gjithë vendin. Disa vlerësime të bëra tregojnë se numri real i tyre mund të jetë më i lartë se 13 000 njerëz. Shumë nga qendrat e pritjes të vendit dhe qendrat e paraburgimit, janë të mbipopulluar kryesisht me njerëz nga Afganistani, Iraku dhe Siria, dhe kushtet janë tejet të varfra.
Javët e fundit janë parë të rriten tensionet ndërmjet emigrantëve dhe autoriteteve të vendit, veçanërisht në qendrën më të madhe të vendit pritjes në Harmanli, në afërsi të kufirit me Turqinë. Sipas mediave, trazira janë shënuar në një ish bazë ushtarake të mbipopulluar nga më shumë se 3 000 njerëz, për shkak të karantinës së vendosur nga frika e shpërthimit të sëmundjeve infektive. Raportet thonë se deri në 400 emigrantë afganë mund të jenë arrestuar dhe se autoritetet mund deportojnë më shumë si 1000 persona nga qendra, por dhe nga vendi. Pothuajse gjysma e popullsisë në qendër janë familje siriane dhe irakiane.
Gjithashtu, ndjenjat anti-emigrantë në mesin e popullatës pritëse kanë qenë në rritje, pavarësisht numrit në rënie të emigrantëve. Në muajt e fundit janë mbajtur disa protesta nga grupe të ekstremit të djathtë në kryeqytetin Sofje, në Harmanli dhe qytete të tjera, ku është bërë thirrje për mbylljen e të gjitha qendrave të azilit në vend.
Fakte dhe figura
Situata në vend
• më shumë se 15 000 persona kanë mbërritur në Bullgari në vitin 2016, në një total prej 46 000 nga 1 janari 2015
• 433 persona kanë mbërritur në dy javët e fundit (14-27 nëntor 2016)
• më shumë se 6 500 persona kanë mbetur të bllokuar në vend, numri më i madh, pas Greqisë dhe Italisë
• kombësive kryesore e emigrantëve është afgane, irakiane, siriane, pakistaneze, dhe iraniane.
Përgjigja e Kryqit të Kuq
Kryqi i Kuq Bullgar është duke punuar në nëntë lokalitete në vend. Mbështetja që ai realizon përfshin përkujdesje shëndetësore bazë, ndihma në ushqime, kite higjienike, shtresa për fjetje, mbështetje psiko-sociale dhe rivendosje të lidhjeve familjare. Kryqi i Kuq Bullgar koordinohet me autoritetet publike, si Ministrinë e Brendshme dhe Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, si dhe me zyrat e përfaqësimit të UNHCR-it, IOM, Caritas, etj
Përgjigja e Kryqit të Kuq
• më shumë se 7 000 njerëzit kanë mbërritur në të gjithë Bullgarinë
• më shumë se 17 000 artikuj të shpërndarë ku përfshihen ushqim, ujë, paketa higjienike, rroba, batanije dhe çanta gjumi
• më shumë se 3 800 njerëz kanë marrë përkujdesje shëndetësore bazë;
• më shumë se 720 persona kanë marrë mbështetje psiko-sociale
• më shumë se 740 kërkesa për kërkim personash apo lidhje familjare janë trajtuar.