Mesazh i z. Francesco Rocca, President i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe z. Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

 

 

8 Maj – Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Askush nuk e di se sa muskuj duhet për të buzëqeshur. Disa thonë 17, të tjerë thonë se janë afërsisht 12. Por brenda Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, thonë se janë më shumë se 7 miliard. Ose ndryshe mendjet dhe muskujt e rreth 12 milion vullnetarëve dhe punonjësve të kësaj lëvizje.

Ata çdo ditë punojnë me personat që përballen me momentet më të këqija të jetës së tyre: kriza humanitare, luftëra apo fatkeqësi natyrore. Janë të parët që ndërhyjnë duke qenë ambasadorët e linjës së parë të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Forca në rritje e rrjetit tonë global është vepër e personave si ata: në të gjithë botën, në vendet me të rrezikshme dhe pa stabilitet, aksioni i paanshëm humanitar, i pavarur dhe neutral ka mundësinë më të madhe për të mbërritur te më nevojtarët. Nëse një ditë do të mund të thonim se ne jemi të dobishëm për të gjithë, është dhe falë personave si ata. Me rastin e Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona për punën e tyre duke u thënë se jemi borxhli ndaj shërbimit që ata kryejnë.

Të bësh atë që ata bëjnë, nuk është e lehtë. Sot punonjësit humanitar janë objekt i kërcënimeve dhe sulmeve si kurrë më parë. Çdo vit, ne kemi humbur tragjikisht, punonjës dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

Megjithatë, vullnetarët dhe punonjësit tanë ecin gjithnjë përpara. Vazhdojnë të punojnë në kriza gjithnjë e më të vështira me një dinamike ekstremisht komplekse. Ata e dinë se njerëzit të cilëve u shërbejnë, gjenden në situata të vështira jo prej muajsh, po prej vitesh. E megjithatë, vazhdojnë t’i ndihmojnë, t’u qëndrojnë pranë. Nga ndihma emergjente, në shpëtimin e jetëve, në programet e rikthimit në normalitet dhe të normalizimit të jetës.

Ata ndodhet në Zimbabëve ku mësojnë fshatarëve një sistem agrikulture të aftë për të rezistuar në kushte të vështira, në thatësira apo përmbytjeve. Ata janë në Bangladesh, ku furnizojnë gratë dhe vajzat me drita me energji të karikushme diellore, veshje që respektojnë sensibilitetin kulturor të vendit dhe artikuj higjienikë për të parandaluar izolimin dhe përgjatë ciklit menstrual. Ata janë në Kosta Rika, ku stërvitin qentë për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit nën rrënojat apo rrëshqitjet e tokës. Ata janë në Siri, ku pas shumë tentativash, 46 karvanë humanitarë, me pako ushqimore dhe materiale mjekësore, kanë mundur të shkojnë në zonën e Ghoutas. Ata gjenden në Gaza, ku në kompensim të mungesës së energjisë për shkak të ndërprerjeve, furnizojnë banorët me bateri të karikushme për kompjuterët, telefonat celularë dhe dritat e emergjencës.

 

Dhe të gjitha këto, janë histori plot të pasura në dije dhe mjaft origjinale. Ato tregojnë se Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe punon për të vënë njerëzit në qendër të veprimeve humanitare. Vullnetarët dhe punonjësit tanë janë duke mbështetur komunitetin për t’u bërë vetë ai faktor i rikthimit të tij në normalitet. Ata vënë eksperiencën e tyre në dispozicion të komuniteteve në nevojë, në mënyrë që vetë këto komunitete të bëhet më të fortë dhe për një kohë të gjatë.

Në mënyra të ndryshme, vullnetarët punojnë pa asnjë shpërblim duke e kthyer këtë lloj altruizmi në një thesar. Dhe ky pasion që gjen vlera në mënyra të ndryshme, e bën Lëvizjen tonë mjaft të veçantë. Atyre që thonë se sot njerëzorja ka vdekur, ne u themi se janë mbi 12 milionë shembuj që tregojnë se kjo është e gabuar. E kjo, sigurisht që është diçka për të cilën ja vlen të qeshësh.

Faleminderit për të gjithë vullnetarët dhe punonjësit tanë!

 

Ndajeni me miqte tuaj: