U nënshkrua sot, datë 6 dhjetor, në ambientet e Kryeministrisë, Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Shteti për Diasporën, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, për familjet që ndahen dhe humbin kontaktet me anëtarët e vet si rrjedhojë e migrimit apo të situatave të tjera që kërkojnë ndërhyrje humanitare.
Qëllimi i kësaj marrëveshje mirëkuptimi është të nxisë dhe të zgjerojë bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit dhe të eksperiencës mbi çështje që kanë të bëjnë me gjetjen e vendndodhjes së personave të humbur dhe rivendosjen e kontakteve me të afërmit e tyre, si pasojë e migrimit, konflikteve apo situatave të dhunës.
Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, Ministres së Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, dhe nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar Z. Ylli Alushi.