Më shumë se pesë mijë emigrantë kanë mbërritur në portet e Sicilisë dhe Kalabrisë vetëm ditën e diel. Në pak orë, në Augusta, Katania, Palermo, Trapani, Pozalo. Porto Empedokle. Regio kalabria dhe Krotone kanë zbritur në breg 5271 persona që janë mundur të shpëtohen nga shërbimi Trito në ditët më parë. Në çdo port, Kryqi i Kuq ka qenë prezentë me vullnetarët e tij, mjekët, punonjësit dhe infermieret vullnetare, që kanë mirëpritur emigrantët duke vënë në dispozicion të tyre, këpucë, veshje, ujë, ushqim dhe asistencë mjekësore. Kushte klimaterike të favorshme kanë ndryshuar shumë shpejt, çfarë ka bërë të vështirë ankorimin e anijeve në porte për shkak të detit të trazuar. Ndër emigrantët e zbarkuar në Porto Empedokle, shumë nga emigrantët janë ndihmuar në kushte të vështira zbarkimi, ndërkohë që anija lëkundej nga dallgët e forta, emigrantët mbërritën të port tërësisht të lagur, duke u dridhur nga të ftohtit, të uritur dhe të etur për ujë. Për një grua fatkeqe, që udhëtonte me gomone, me gjithë ndihmën e dhënë ishte e pamundur të shpëtohej. Një nga familjarët tregoi se familja vinte nga Nigeria dhe se ishin detyruar të linin vendin si familje kristiane, për arsye të veprimtarisë së islamit radikal. “Për të kërkuar një jetë, larg dhunës dhe rrezikut, mu desh që të lija vendin tim. E vetmja gjë që kërkoj është një jetë më e qetë”. Kontakti i parë për G, ashtu si për shumë emigrantë të tjerë ishte me ndërmjetësin kulturor të Kryqit të Kuq. Për ata që vijnë nga larg, mundësia për të komunikuar, për të marrë dhe dhënë informacione të rëndësishme është themelore: “Nga vjen? Si ndjehesh? Ke probleme me shëndetin?” Pak fjalë në gjuhën që flet janë si ajri. Mundësia për të të treguar dhe për të treguar, ndjesia për të mos u ndjerë i humbur është gjithçka. Është vetë shpresa.
