Me rritjen e temperaturave, duhen rritur dhe përkujdesja ndaj tyre
Valët e të nxehtit janë kushte meteorologjike që ndodhin përgjatë sezonin veror, dhe karakterizohen nga temperatura të larta mbi vlerat e zakonshme, që mund të zgjasin ditë ose dhe javë. Efekti i valëve të të nxehtit, është relativisht i drejtpërdrejtë për një periudhë 1-3 ditore që shoqërohet me rritje të shpejtë të temperaturave dhe me viktima. Përvoja e vitit 2003 tregoi, se si një valë të nxehti që nuk pritej, mund të çojë në viktima dhe dëme serioze në shëndetin e popullsisë si pasojë e drejtpërdrejtë e valës së të nxehtit të verës të atij viti. Bëhet fjalë kryesisht për individë vulnerabël, fëmijë dhe të sëmurë kronikë.
Parashikimet meteorologjike tregojnë se, për shkak të ndryshimeve klimaterike, në vitet që do të vijnë, temperaturat e stinës së verës do të jenë të larta dhe fenomeni i valëve të të nxehtit do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, me rreziqet të mëdha për shëndetit e të gjithëve, dhe në veçanti për të moshuarit, të porsa lindurit e fëmijët 0-4 vjeç, dhe të sëmurët kronikë.
Parandalimi i efekteve negative të valëve të të nxehtit është i mundur! Disa ndërhyrje parandaluese, mund të zvogëlojnë në mënyrë të konsiderueshme ndikimin e këtyre fenomeneve. Është kjo arsyeja që Kryqi i Kuq, është angazhuar në një fushatë parandaluese kundra efekteve të valëve të të nxehtit dhe të pasojave, fushatë që do ta quanim “Rriten temperaturat, rriten masat parandaluese”. Ja disa nga pyetjet që ne i bëjmë shpesh në të tilla rrethana:
- Si mund të mbrohemi nga valët e të nxehtit?
- Si mund të veprojmë për të parandaluar një valë të nxehti?
- A është ushqimi i rëndësishëm në parandalimin e valëve të të nxehtit?
- Kush janë subjektet më të ekspozuar ndaj një vale të nxehti?
- Cilat janë simptomat kryesore?
- Çfarë duhet të bëjmë në rastin e goditjes nga dielli?
- Si mund të mbrohemi nga valët e të nxehtit?
Është e rëndësishme që të krijojmë veprime të përditshme që na lejojnë të përmirësojmë qëndrueshmërinë tonë ndaj të nxehtit; të veshim rroba të lehta (pambuku ose linoje) me ngjyra të qarta, të përdorim krem solar për të mbrojtjen e lëkurës dhe të rregullojmë ajrin e kondicionuar në një temperatura që të mos jetë më shumë se 6-7 gradë krahasuar me temperaturën e jashtme.
- Si mund të veprojmë që të parandalojmë një valë të nxehti?
Këshilla për parandalimin: të mbrohemi nga të nxehtit jashtë shtëpisë. Mbrojtja më e mirë është parandalimi, duke evituar daljet në orët më të nxehta, më konkretisht nga ora 11.00 deri në orën 18.00 dhe të evitohet ekspozimi për orë të gjata në diell.
- A është ushqimi i rëndësishëm në parandalimin e valëve të të nxehtit?
Këshilla për të parandaluar pasojat: pini shumë dhe hani lehtë! Një ushqyerje korrekte mund të parandalojë pasojat mbi shëndetit që mund të vijnë nga goditjet e temperaturave të larta. Në përgjithësi është mirë të konsumohet ushqime të lehta, me preferencë brumëtar dhe peshkun dhe të evitohet ushqime e përpunuara dhe pikante; të konsumohen fruta dhe barishtet. Përveç kësaj të evitohen vaktet e rënda, dhe të preferohen vaktet e lehta, katër pesë herë në ditë.
Është e rëndësishme që të pihen lëngje, edhe në mungesë të etjes. Këshillohet që të pihen të paktën dy litra ujë në ditë, dhe në ndryshe nga këshillimet e mjekëse, duhen bërë kujdes në marrjen e pijeve të gazuara dhe me sheqer apo me kalori të larta, shmangni alkoolin, sepse të gjitha këto rrisin ndjesinë e të nxehtit të brendshëm dhe të djersitjes, duke rënduar dehidratim, e po kështu duhet kufizuara marrja e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, çaj të zi, etj.)
- Kush janë subjektet më të ekspozuar ndaj një vale të nxehti?
Këshilla për të parandaluar: objektet e të nxehtit në shtëpi. Më të ekspozuarit ndaj rreziqeve janë të moshuarit, në veçanti ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, kronikë të sistemit të frymëmarrjes, me hipertension, insuficiencë kronike renale; të sëmurët me neuroza dhe ata që e kanë të pamundur për të rregulluar ambientin ën të cilin jetojnë dhe marrjen e lëngjeve vetë.
Kujdes i veçantë duhet treguar për të porsalindurit dhe fëmijët; për përmasat e vogla trupore dhe mungesën e plotë të pamundësisë për të vepruar, sepse mund të ekspozohen në rreziqe që rrisin në mënyrë të tepruar temperaturën trupore dhe dehidratimin. Janë subjekte në nevojë dhe personat me hipertension dhe sëmundje kardiake, por sigurisht dhe shumë persona të shëndetshëm.
- Cilat janë simptomat kryesore?
Simptomat e para është një gjendje e përgjithshme dobësie, që shoqërohet nga dhembje koke, rrjedhje hundësh, të vjella dhe marrje mendje, që mund të shkojë deri në gjendje ankthi dhe konfuzionale që mund të çojnë dhe në humbje të vetëdijes. Temperatura e trupit rritet shumë shpejt (në 10-15 minuta) deri në 40-41 gradë C, presionin arterial bie me shpejtësi, lëkura shfaqet e thatë dhe përskuqur, sepse trupi pushon së djersituri.
- Çfarë duhet të bëjmë në rastin e goditjes nga dielli?
Në rastet kur vihen re simptomat e një goditje nga temperaturat, duhet njoftuar urgjenca.
- Në pritje të saj, vendosni personin në një vend të freskët dhe të ventiluar, me këmbë më të ngritura se niveli i vendosjes së trupit.
- Për të ulur temperaturën trupore vendosni një qese me akull në kokë, shtrijeni personin në një çarçaf ose në një peshqir të lagur në ujë të ftohët.
- Bëni rehidratimin e tij me ujë të freskët, sheqer dhe kripë.
- Mos i jepni asnjëherë pije alkoolike.
Numri 19 është numri që përdoret për emergjenca mjekësore, për këshillime shëndetësore.
Përshtatur nga Kryqi i Kuq Italian