Mbyllet me sukses Fushata e dhurimit të gjaku 2015, organizuar nga KKSH me rastin e 14 qershorit, Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Nën moton  “Faleminderit, më shpëtuat jetën” Kryqi i Kuq Shqiptar organizoi fushatën e dhurimit të gjakut me rastin e 14 Qershor, Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut.

Çdo vit, më 14 Qershor, vende të botës festojnë Ditën Botërore të Dhuruesve të jakut. Ngjarja shërben për të falënderuar dhuruesit vullnetare të papaguar të gjakut për dhuratën e tyre jetë- shpëtuese dhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për dhurime të rregullta, për të siguruar cilësinë, sigurinë dhe mjaftueshmërinë e gjakut dhe produkteve të tij për pacientët në nevojë.

KryeministriKjo ditë u festua në Shqipëri me 14 Qershor nga të gjithë institucionet që veprojnë në fushën e dhurimit vullnetar dhe papagesë të gjakut. Nën moton “Dhuro falas, Dhuro shpesh. Dhuro gjak! “, Kryqi i Kuq Shqiptar organizoi fushatën sensibilizuese në 39 degë të tij.

cadraMesazhi: “Ju Faleminderit që më shpëtuat jetën”, u përcoll me të gjithë mjetet e publicitetit kudo në vend. Me qindra vullnetarë të organizuar nga të gjithë degët e KK, shpërndanë materialet e fushatës si fletë volante, fletëpalosje, postera për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë.

cadra 2Objektivat e fushatës ishte : falënderimi i dhuruesve vullnetar të gjakut për gjestin e tyre jetëshpëtuese; promovimi i dhurimit vullnetar të gjakut rregullisht; rritja e kujdesit ndaj dhuruesve vullnetar dhe motivimi i tyre për të dhuruar rregullisht, ishin në vëmendje të Kryeministrit të vendit z. Edi RAMA që hapi fushatën më 29 Maj. Me shembullin e tij personal, dhe të stafit të tij, fushata pati jehonë dhe mbështetje në të gjithë institucionet. Në qytetin e Shkodrës, Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqja organizoi një fushatë sensibilizimi dhe dhurimi gjaku duke u bërë shembull në dhurimin e gjakut për të rinjtë shkodran.

Fushata 1Me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive u transmetua spoti publicitar nga të gjithë TV qendrore dhe lokale, nga ai shtetërore dhe ata privatë,  si dhe u transmetuan me  dhjetëra titra; u organizuan katër emisione në TVSH, Albanian Screen, Skan TV dhe A1 Report. Gjithashtu një kontribut të madh dhanë dhe mediat e shkruara nëpërmjet artikujve në gazetën Panorama, Shekulli dhe Shqip. Kompania Agna Group vendosi falas posterat City Light në vende publike.

Vetëm në periudhën 1-14 Qershor, si rezultat i fushatës u angazhuan në dhurim gjaku 18 degë të KK dhe u rekrutuan mbi 500 vullnetarë, ndërsa u mblodhën 454 njësi ose 25% më shumë se vitin e kaluar. Një furnizim i mjaftueshëm mund të sigurohet vetëm nëpërmjet dhurimeve të rregullta nga dhurues vullnetar të gjakut pa pagesë. Këtu u fokusua dhe puna e stafit dhe e vullnetarëve të KKSH.

Promocion TiraneNë mbyllje të fushatës, aktiviteti i rëndësishëm dhe me vlera të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare ishte bashkëpunimi i Kryqit të Kuq Shqiptar me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit. Falë këtij bashkëpunimi, u arrit që në ndeshjen e futbollit Shqipëri – Francë më 13 qershor, të përcillej mesazhi i Falënderimit për dhuruesit vullnetar të gjakut nëpërmjet T-Shirteve të veshura nga fëmijët që shoqëronin futbollistët e ekipit kombëtar shqiptar dhe atij francez, të cilët në mbështetje të kësaj iniciative nënshkruan dhe bluzat përkatëse të fushatës. Jehona e këtij aktiviteti u transmetua edhe nga mediat e huaja.

Shqiperi - FranceQëllimi i OBSH është që deri në vitin 2020, të gjithë vendet të sigurojnë furnizimet e tyre me gjak 100% nga dhurues vullnetarë dhe pa-pagesë. Nëpërmjet kësaj fushata vendi ynë bëri një hap përpara në arritjen e këtij qëllimi strategjik global.

Me këtë rast Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë institucionet, mediat dhe kompanitë që kanë kontribuar fuqimisht për ndërgjegjësimin e publikut. Një falënderim i veçantë përcillet për të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut.

Ndajeni me miqte tuaj: