Në ceremoninë e mbylljes së fushatës, realizuar në ambjentet e Muzeut Kombëtar, e konceptuar si një ditë dhurimi për të gjithë dhuruesit ishte e pranishme dhe Ministrja Ogerta Manastirliu, e cila falenderoi të gjithë partnerët e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë fushatë.
Kryqi i Kuq Shqiptar, si partneri kryesorë i ministrisë në fushën e promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut, ka qenë mjaft aktivë gjatë fushatës. Vetëm për muajin qershor është bërë e mundur që falë punës së vullnetarëve dhe të stafit të shoqatës të realizohen 670 dhurime, ku vetëm në Dega e KK Tiranë ka realizuar 380 dhurime. Ndërkohë që nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit qershor, Kryqi i Kuq Shqiptar ka realizuar më shumë se 3740 dhurime në të gjithë vendin.
Kryqi i Kuq Shqiptar do të vazhdojë të punojë fort, që kjo iniciativë, për një gjak të mjaftueshëm dhe të sigurtë, të gjejë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjitha shtresat e popullsisë dhe në mënyrë të veçantë nga rinia, si pjesa më vitale e vendit.