Mbyllen punimet e Asamblesë së 20 të Përgjithshme të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Gjenevë 2015

Asambleja diskutoi gjerësish mbi sfidat humanitare sot në botë dhe mënyrën sesi mund të përballë sa më mirë ato. Më shumë se 600 pjesëmarrës nga 190 shoqata kombëtare nga mbarë bota, miratuan raportin mbi vullnetarizmin, një nga studimet më të gjera të llojit në botë si dhe planin 2 vjeçar të punës së Federatës, i cili fokusohet në rritjen e kapaciteteve lokale të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe në rritjen e aftësive të vetë komuniteteve për të rikuperuar forcat.

 

Mbledhjet statutore të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe do të vazhdojnë me Këshillin e Delegatëve.

Ndajeni me miqte tuaj: