Mbështetja e familjeve në nevojë ka qenë dhe mbetet një nga drejtimet kryesore të Programit Social të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Vetëm muajin e fundit u realizua një shpërndarje e dytë për rreth 700 familje në 26 degë të Kryqit të Kuq Shqiptar nga 38 degë në të gjithë vendin.
Kjo shpërndarje vjen pas asaj të realizuar në katër mujorin e parë të këtij viti për 1520 familje. Kryesisht mbështetja për këto familje ka qenë në artikuj ushqimore bazë dhe kite higjienike familjare.
Vetëm javën e fundit është realizuara shpërndarja e ndihmave ne degët e KK Elbasan, Kuçovë, Berat, Kukës, Vlorë e Fier.
Kryqi i Kuq shqiptar falënderon donatorët për mbështetjen e tyre dhe të gjithë vullnetarët që kontribuuan në realizimin e këtij operacioni.
