Nga Stephen Ryan (@stiofanoriain), FNKK
Me dhjetëra mijë persona janë duke emigruar në Evropë, të shtyrë nga konfliktet, pasiguria apo persekutimi në vendet e tyre të lindjes, duke kërkuar strehim dhe paqe në Europë. Çdo ditë, më shumë se 1000 persona udhëtojnë nëpërmjet Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ndërkohë që ka ditë që ky numër shkon në 1600. Tre të katërtat e këtij numri vijnë nga Siria.
Si në hyrje ashtu dhe në dalje nga vendi, ekipet e Kryqit të Kuq, në të cilën bëjnë pjesë përkthyes dhe mjekë, ofrojnë ndihmë për ata që kanë më shumë nevojë.
Maher, një i ri njëzet vjeçar nga Siria, shpjegon sesi ka ardhur në Maqedoni. Ai ka udhëtuar për në Evropë me anije nga Turqia. Grupi që ishte me të, kishte humbur për tri ditë përpara se të kalonin detin. Kontrabandistët nuk donin t’i linin të lëviznin – qoftë dhe për të kërkuar ushqim apo ujë, me qëllim që të mos zbulohej vendi nga do të largoheshin. “Na duhet t’ia dilnim të gjitha vështirësive, deri sa kontrabandistët na thanë se është koha për tu nisur”, thotë ai. “Ata janë gangsterë, kriminelë, por ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër. Kontrabanda është e vetmja mënyrë për të mbërritur në Evropë. Të gjithë e dinë këtë”.
Nga ishulli grek i Lesbos, grupi udhëtoj për në Athinë dhe pas kësaj për në Maqedoni.
Nuk është një udhëtim aspak i lehtë për tu bërë, por Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe organizata të tjera provojnë të japin mbështetje me dinjitet për këtë kategori. Si në hyrje ashtu dhe në dalje të vendit, shoqata ndihmon me paketa ushqimore, veshje, dhe material të tjera jo ushqimore si kite higjienike, mbulesa apo batanije.
Ekipet e Kryqit të Kuq ofrojnë dhe Ndihmë të Parë. Pacientët janë kryesisht fëmijë, dhe në përgjithësi plagët janë të vogla. Rastet më të vështira transportohen në spitalet vendore, ku ata mund të marrin trajtimin e nevojshëm.
Maher ka zgjedhur të lërë mamanë dhe motrën në Siri, sepse udhëtimi mund të ishte shumë i vështirë për to, por shpresa se kërkesa e tij për azil do të pranohet është e madhe, kështu që ai mund t’i takojë ato lirisht. “Është e vështirë për mua, është e vështirë dhe për to, por nuk kemi zgjidhje tjetër,’ thotë ai.
Megjithëse Maher udhëton pa familjen e tij, çdo njëri udhëton në grup për arsye sigurie. “Askush nuk udhëton i vetëm, edhe nëse janë pa familjet. Gjithsecili kërkon të gjej një grup dhe t’i bashkëngjitet atij, për më shumë siguri.” thotë ai.
Përgjatë udhëtimit, shumë emigrant e shikojnë Kryqin e Kuqe si më të besuarin, aleat të qëndrueshme, kur shumë çka është e pasigurt. Maher këshillon të gjithë ata që e bëjnë këtë udhëtim; “Kini kujdes kur keni të bëni me njerëz që ofrojnë ndihmë për të lëvizur nga një vend në një vend tjetër, sepse disa prej tyre janë kontrabandistë, kriminelë dhe vrasës. Mos udhëtoni kurrë vetëm, qëndroni në grup. Është më e sigurt.”
Veprimtaritë e Kryqit të Kuq të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në përgjigje të emigrantëve transit në këtë vend mbështeten nga një alokim prej 200 098 Franga Zvicerane nga Fondi i Emergjencave të FNKK, si dhe kontribute të UNHCD dhe fonde të tjera të siguruara lokalisht
– për më shumë : http://www.ifrc.org/en/news-and-media/news-stories/europe-central-asia/macedonia-the-former-yugoslav-republic-of/smuggling-is-only-way-to-get-to-europe-everyone-knows-that-69198/#sthash.KjbDCIcA.dpuf