Një vit më parë, në Elbasan u organizua Marshimi për paqen në fokusin e të cilit ishin ndihmat për fëmijët sirianë.
Sërish këtë vit, sërish në Elbasan më datë 12.01.2019, u organizua Marshimi i Paqes 2019, me temë – “Politika është mision…! Përdoreni në dobi të popullit”, ku krahas përfaqësues të feve të ndryshme, morën pjesë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe akademike të qytetit të Elbasanit dhe të Degës së KK Elbasan.
Marshimin e hapi kryetari i QBNF, marshuesit u përshëndetën nga përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe akademike të qytetit të Elbasanit si prefekti i Qarkut, zv/Rektori i UE, n/Kryetarët e Bashkisë, Kryetari i Këshillit të Qarkut, përfaqësues nga komuniteti muslyman, përfaqësues të komunitetit ortodoks, bektashian, Vëllazëria Ungjillore, dhe Sekretari i Degës së Kryqit të Kuq Elbasan.
Një marshim i tillë, është një shembull i mrekullueshëm sesi i gjithë komuniteti në Shqipëri di të bëhet bashkë, për të përcjellë sa më shumë paqe.