Margarita Xhepa në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Tiranë

Vullnetarizmi dhe solidarizimi për shtresat në nevojë mbetet simboli i ditëve të festave, ndërsa Kryqi i Kuq Shqiptar e ka misionin e tij të përditshëm.

Qendra e re sociale në Tiranë që ofron një vakt të ngrohtë për 100 persona në nevojë, këtë të mërkurë, ofroi një drekë festive për t’i kujtuar të gjithëve rëndësinë e bashkimit me njëri-tjetrin dhe të përkrahjes.

Artistja e madhe, Margarita Xhepa, hapi zemrën me të moshuarit dhe frekuentuesit e kësaj qendre.

Xhepa: Vi me dashuri të madhe, unë jam mosha juaj dhe kuptoj. Është gjë e madhe ana shoqërore. Kryqi i Kuq që vjen për shembull jo vetëm për të ngrënë një pjatë gjellë, por edhe për t’u parë me njëri-tjetrin, për të lëvizur, për të dëgjuar njëri-tjetrin. Kjo është lëvizja njerëzore.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar shërbyen drekën në bashkëpunim me ata që e përgatitën, ndërsa të pranishmit shijuan atmosferën.

Xhepa: Vetëm ti o madhi Zot, bekim botës i ke dhënë dhe nuk zbrite më në tokë që ditën që bërë nënë.

Qendra Sociale e Kryqit të Kuq Shqiptar është hapur prej dy muajsh për të ofruar përkrahjen në të gjitha drejtimet për personat në nevojë, duke shërbyer edhe ushqim në shtëpi për të sëmurët.

Ndajeni me miqte tuaj: