Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi priti në Selinë Qendrore të KKSH, Menaxheren e Përgjithshme të Kompanisë “Lufthansa Industry Solutions sh.p.k.”, znj. Albana Shkurta, e cila në emër të Kompanisë që drejton i dorëzoi Kryqit të Kuq Shqiptar çekun prej 20 000 EURO, në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti.
Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar e informoi znj. Shkurta për operacionin që Kryqi i Kuq Shqiptar po zhvillon që në orët e para të pas tërmetit e në vazhdim, dhe e falënderoi atë për këtë donacion të rëndësishëm, duke i premtuar një transparencë të plotë të përdorimit të tij.
Kryqi i Kuq Shqiptar