“LUAJ DHE USHQE NJË FAMILJE NË NEVOJË!”, kjo iniciativë e Food Bank Albania dhe Kryqit të Kuq Shqiptar po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje nga komuniteti i biznesit.
Ishte White House Hotel, i pari hotel që pranoi për të qenë partner në këtë projekt me lojën MINIGOLF, që u ndoq më pas nga Nov-Hotel dhe Hotel Vila 60.
Nëse ndodheni në hotelet apo restorantet pjesëmarrëse, mos ngurro të luash lojën dhe të kontribuosh dhe Ti. Me vetëm 100 lekë mund të sigurohen dy vakte ushqimore.
Kryqi i Kuq Shqiptar
Golf Club Albania