Davos, e Premte 22 Janar. Përballë përshkallëzimit të nevojave dhe të rritjes së kostos humanitare, krerët e tre prej organizmave më të madhe humanitare në botë, së bashku me përfaqësues të lartë të organizatave kryesore të filantropisë dhe të sigurisë, bënë thirrje për një “ndryshim rrënjësor” në qasjen që bota ka ndaj ndihmës humanitare.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK), z. Elhadj Si Sy, tha se “qeveritë dhe organizmat ndihmëse kanë nevojë të këmbëngulin më shumë më reduktimin e vuajtjeve, dhe jo thjesht të rrisin gjithnjë e më shumë burimet për përballimin e tyre.”
“Gjatë dekadës së fundit, numri i njerëzve që mbështeten me ndihma humanitare është më shumë se trefishuar, ndërkohë që kosto e përgjigjes është gjashtëfishuar [1],” tha z Sy. “Përgjigja jonë nuk mund të jetë më e njëjta. Ne kemi nevojë për krijuar së bashku një vështrim afatgjatë, dhe të përdorim më shumë nga burimet që kemi në dispozicion, për të forcuar qëndrueshmërinë e komuniteteve, në mënyrë që ato, komunitet, të jenë të pajisura mirë ndaj rreziqeve, me të cilat do të përballen, dhe që ne i njohim.
Ertharin Cousin, Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) tha se: “Fatkeqësitë janë shkaqet kryesore të urisë; reduktimi i rreziqeve dhe puna për forcuar qëndrueshmërinë, janë parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm, dhe mundësia jonë për të krijuar një botë pa asnjë të uritur.”
Tony Lake, Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it tha se “zhvillimi i qëndrueshëm, kërkon forcimin e qëndrueshmërisë së vetë komuniteteve. Ndërkohë që planeti ynë vazhdon të ngrohet, fitimet nga zhvillimi do të vazhdojnë të pakësohen për sa kohë kombet dhe komunitetet nuk do të jenë më të aftë të rezistojnë. Këtu qëndron rëndësia e këtij koalicioni. ”
Këto komente janë bërë në një ngjarje të rëndësishme siç është samiti i Davos, në të cilin është promovuar “Kualicionin e një miliardëve për forcimin e qëndrueshmërisë.” Kjo iniciativë, që bashkon organizata të ndihmës, qeveri dhe sektorin privat, grupet akademike dhe komunitetet, synon që brenda 10 viteve të ardhshme, të mbështeten një miliard njerëz në mënyrë që ata vetë të ndërmarrin veprime për të forcuar sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
“Krizat janë normale, ndikimi i përbashkët i globalizimit, urbanizimit dhe impakti i ndryshimeve klimaterike, krijojnë një nevojë imperativë për të forcuar qëndrueshmërinë tonë, në mënyrë që të minimizohet numri i njerëzve që sot janë në nevojë – apo që do të jenë më të shumë nesër,” tha Dr. Zia Khan Zëvendëspresident i iniciativës dhe strategjisë në Fondacionin Rockefeller. “Fondacioni Rockefeller ka investuar deri tani, më shumë se 500 milion $ për forcimin e qëndrueshmërisë në nivel global, dhe ne e dimë se bashkëpunimi është mënyra më e mirë për ta bërë atë.”
“Zyriu mund të sigurojë burime, aftësi dhe ekspertizë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, por këtë ne nuk mund ta bëjmë vetëm. Prandaj, ne kërkojmë të bashkëpunojmë me organizma që mund të sjellin aftësi plotësuese dhe ekspertizë,” shtoi Cecilia Reyes, Shefe e Zyrës së Sigurisë në Zyrih dhe Përgjegjëse për Azinë dhe Paqësorit.
FNKK është nismëtarja e “Koalicionit të një miliardëve për forcimin e qëndrueshmërisë. Megjithatë, pronësia e iniciativës qëndron te qytetarët dhe komunitetet që duhet të marrin masa në interes të vetë, duke punuar me partnerë dhe qeveri, biznese dhe institucione kërkimore që janë të vendosura për të forcuar qëndrueshmërinë në bashkëpunim.
[1]http://reliefëeb.int/sites/reliefëeb.int/files/resources/ËHDT2015_2Dec.pdf
Map