Komunikatë Shtypi
26 Mars 2020
Gjenevë, 26 Mars 2020 — Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka lëshuar sot një apel ndihme emergjente në shumën e 800 milion franga zvicerane (823 milion dollarë amerikanë) për të ndihmuar komunitetet më në nevojë në mbarë botën për të ndaluar përhapjen e COVID-19 dhe t’i mbrojtur ato nga efektet e tija
Ndërsa COVID-19 tashmë është një pandemi globale dhe ende është e mundur zvogëlimi i përhapjes së tij, numri i jeteve të humbura duke përmirësuar qasjen në burimet thelbësore.
Për këtë, Presidenti i FNKK, Francesco Rocca tha: “Kjo pandemi është duke rrezikuar të gjithë sistemin shëndetësor, dhe situata do të përkeqësohet në vendet ku ato (sistemet) janë të dobëta ose joekzistente. Për të ndaluar virusin, është thelbësor një reagim i fortë i komunitetit. COVID-19 i prek të gjithë në mënyrë të barabartë, por migrantët dhe njerëzit e zhvendosur, të pastrehët dhe ata në zona të prirura për t’u prekur nga katastrofa, janë ndër më të ekspozuar ndaj infeksionit, ata pak të aftë për të marrë përkujdesin shëndetësor, dhe më të prekurit nga humbja e të ardhurave. Pikërisht ata nuk duhet të harrohen. Ne duhet të forcojmë mbështetjen për vullnetarët tanë të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që janë në vijën e parë të kësaj përgjigje.
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe përbëhet nga: Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), Federata Ndërkombëtare e Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), dhe 192 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
– FNKK&GjK ka lëshuar një apel ndihme për 550 milion franga zvicerane (566 milion dollarë amerikanë) për të mbështetur Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në fushën e kujdesit shëndetësor, sigurimin e atrecaturave të nevojshme, ndërgjegjësimin për rrezikun dhe përvojën e fituar nga autoritet vendore nga rrjeti global, grante në para cash për familjet, dhe për të ndikuar në lehtësimin e shpërthimeve të mëdha tëepidemive.). Nga shuma prej 550 milion franga zvicerane, 150 milion franga zvicerane janë për mbështetjen nga FNKK&GjK për Shoqatat Kombëtare në nevojë, ndërsa 400 milion franga zvicerane do të sigurohen në vend nga Shoqatat Kombëtare.
– KNKK apelon për një ndihmë prej 250 milion franga zvicerane (256 milion dollarë amerikanë) për të vepruar në vendet në konflikt dhe ku vepron dhuna, për të mbështetur institucionet mjekësore dhe vendet e vuajtjes së dënimit, për të frenuar përhapjen mes tyre të epidemisë dhe për të siguruar qasjen mjekësore për personat e zhvendosur dhe të ndaluar, si dhe mbështetjen e Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe në aksionin e tyre.
Presidenti i KNKK-së Peter Maurer tha: “Komuniteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të rrisë mbështetjen për komunitetet në situata konflikti, apo që rrezikohen nga një katastrofë tjetër humanitare të përhapet në një numër komunitete të tjera të shkatërruara nga lufta. Viruset nuk njohin kufij, ky është një problem global që mund të zgjidhet vetëm nga aksion global.”
Veprimi i deritashëm i Lëvizjen përfshin mbështetje për Shoqatat Kombëtare për të rritur shërbimet e tyre të kujdesit shëndetësor, angazhimin në komunitet dhe aktivitetet e gatishmërisë pandemike për popullatat e cenueshme. Kjo përfshin përforcimin e furnizimeve me objekte mjekësore, zgjerimin e programeve sanitare dhe parandalimin e sëmundjeve, përfshirë këtu dhe vendet e vuajtjes së dënimit dhe përballjen e ndikimit socio-ekonomik të shpërthimit nga komunitetet që kryejnë dhe shërbimet bazike. Gjithashtu, mbështetje do t’i ofrohet Shteteve për të zbatuar udhëzimet e OBSH për të zbuluar COVID-19 sa më shpejt që të jetë e mundur, për të izoluar dhe trajtuar rastet, si dhe për të gjurmuar kontaktet.
Të dy organizatat paralajmërojnë se frenimi i përhapjes së shpejtë të pandemisë globale kërkon një qasje të koordinuar nga e gjithë shoqëria, përfshirë këtu financim dhe mbështetje në të gjithë nivelet kombëtare e shtetërore. Ndikimet e COVID-19 do të ndjehen kudo, por njerëzit më në nevojë janë vecanërisht në rrezik të lartë. Qeveritë, individët, komunitetet, institucionet dhe donatorët duhet të punojnë së bashku në të gjitha nivelet për të zbutur ndikimet shkatërruese të krizës shëndetësore.
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është rrjeti më i madh humanitar në botë. Vullnetarët dhe stafi i saj me bazë në komunitet, ndihmojnë njerëzit më të në nevojë në mbarë botën, përfshirë dhe ata që jetojnë në vendet me system shëndetësore dhe mirëqenie sociale në nivel të ulët; njerëzit e prekur nga katastrofat e fundit; migrantët dhe njerëzit e zhvendosur; ata në zonat e konfliktit që përballen me dhunë të vazhdueshme; njerëzit në lagjet e varfëra urbane; të paraburgosurit; dhe njerëzit që vuajnë nga ndikimi socio-ekonomik i COVID-19.
Për më shumë informacion:
KNKK: Ewan Watson, Zëdhënës, +41 792 446 470, eëatson@icrc.org
Jason Straziuso, Zëdhënës, +41 799 949 3512, jstraziuso@icrc.org
Chris Hanger, Zëdhënës, +41 79 574 06 36, changer@icrc.org
FNKK&GjK: Laura Ngo-Fontaine Zëdhënës, +41 79 570 4418, laura.ngofontaine@ifrc.org
Tommaso Dellalonga, Zëdhënës, +41 79 708 43 67, tommaso.dellalonga@ifrc.org