Bangui / Gjenevë, 9 gusht 2017 – Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është e tronditur dhe dhe thellësisht e pikëlluar nga vdekja e dhunshme e gjashtë vullnetarëve të Kryqit të Kuq, në fillim të kësaj jave në Republikën e Afrikës Qendrore.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq po merrnin pjesë në një takim në një institucion shëndetësor në Gambo në prefekturën Mbomou, në jug lindje të Republikës së Afrikës Qendrore më 3 gusht. Rrethanat e sakta ende nuk janë të qarta. Raportet tregojnë se mund të jenë vrarë gjithashtu dhe civilë dhe personel mjekësor.
Lëvizja e Kryqit të Kuq dënon me forcë këtë incident, sulmi i tretë i tillë në Republikën e Afrikës Qendrore që nga fillimi i vitit, dhe kërkon me forcë mbrojtjen e jetës së personelit të Kryqit të Kuq.
“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi për vdekjen e vullnetarëve tanë”, tha z. Antoine Mbao-Bogo, Kryetar i Kryqit të Kuq të Afrikës Qendrore. “Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa e nevojshëm për të kursyer popullatën civile dhe për të respektuar të gjithë punonjësit humanitarë”.
Lëvizja e Kryqit të Kuq është thellësisht i shqetësuar për ringjalljen e dhunës në Republikën e Afrikës Qendrore në muajt e fundit. Kjo dhunë, dhe vendosja si objektiv veçanërisht i punonjësve humanitar, po pengon vullnetarët dhe personelin e Kryqit të Kuq që të ndihmojnë komunitetet, të cilat janë prekur rëndë nga konflikti i armatosur
The Red Cross Movement calls on armed actors to respect and protect medical personnel, ambulances and medical facilities. Armed personnel must not enter health facilities, and all groups must facilitate the evacuation of all sick and injured persons to medical facilities for medical care.
Lëvizja e Kryqit të Kuq u bën thirrje aktorëve të armatosur që të respektojnë dhe mbrojnë personelin mjekësor, ambulancat dhe ndërtesat mjekësore. Personeli i armatosur nuk duhet të hyjë në objektet shëndetësore dhe të gjitha grupet duhet të lehtësojnë evakuimin e të gjithë të sëmurëve dhe të lënduarve në mjediset mjekësore me qëllim marrjen e përkujdesit mjekësor.
Lëvizja e Kryqit të Kuq u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të vrarëve në sulmin e 3 gushtit, dhe kolegëve e miqve të tyre në të gjithë Republikën e Afrikës Qendrore.